Futboll

Zv.trajneri i Kamzës: Ishim më lart se Vllaznia, meritonim fitoren

“Vinim nga dy rezultate negative, por loja pozitive në Gjirokastër na dha siguri që do të luanim më mirë. Sot ishte ajo Kamëz që kemi parë gjithmonë. Pjesa e dytë ishte ndryshe, sepse Vllaznia kishte ardhur për një pikë, ndërsa ne mund të kishim marrë tri pikë, po të finalizonim rastet tona. Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira së fundi. Arbitrimi sot ka qenë i mirë, por ne si natyrë kërkojmë më tepër. U luftua fort për rezultatin nga të dyja skuadrat. Ne ishim më lart se Vllaznia dhe meritonim ta fitonim ndeshjen. Ndryshime në formacion, me Racic dhe Rezi titullarë? Po, ky formacion ishte ai i fazës së parë të sezonit. Jo se nuk kemi besim tek të ardhurit, pasi luajti edhe Zguro me Filin, por ne iu besojmë atyre që kanë dhënë një kontribut të madh në këtë kampionat. E ardhmja? Kemi fituar në ndeshjet që janë të gjitha finale, ndaj duhet të bëjmë sa më pak gabime. Besoj se do të reagojmë shpejt”

Related posts

Golashënuesi më i mirë kthehet te Manchester City…

Sadik.Autor

I pakënaqur me pagën tek Man City/ REALI dërgon “SPIUNË” për SUPER sulmuesin

Isa.Autor

PLAS TEK REALI I MADRIDIT/ Sergio Ramos përplaset me Lopeteguin për një blerje

Isa.Autor

Leave a Comment