Moto GP Sport

MOTO GP/ Jorge Lorenzo: Nuk jam një pilot i mirë, jam një kampion…

Jorge Lorenzo nuk tërhiqet! Pas deklaratave të Domenicali, drejtori i Ducati, që tha se e konsideronte spanjollin një pilot të madh, por që vitin tjetër do të largohej nga skuderia italiane, vjen edhe përgjigja e Lorenzo: “Nuk mendoj të tërhiqem nga garat. Në vitin e ardhshëm do të kem një motor në 100% të shpejtë. Unë nuk jam një pilot i mirë, unë jam një kampion,” – tha ai në prag të Çmimit të Madh të Italisë.

Për garën e ardhshme, numri 99 shpjegon: “Kjo garë është e rëndësishme, por jo vendimtare për të ardhmen. Ashtu si të gjithë e dimë është gara e shtëpisë për Ducati dhe ky motor ka fituar disa herë këtu. Eshtë një pistë që më pëlqen shumë dhe i përshtatet motorit tonë, prandaj pritshmëritë janë të mëdha. Vitin e kaluar humba vetëm në fund.”

Related posts

Ronaldo vendos më në fund, ja çfarë ka bërë portugezi

Sadik.Autor

ÇMIMI DO TË JEPET SOT/ Kush do e fitojë Topin e Artë?

Delo.autor

E KAFSHOI NË BOTËROR/ Suarez flet me Chiellinin para se të transferohet te Juventus!

Delo.autor

Leave a Comment