Futboll La Liga

Zyrtarët e UEFA-s zbarkojnë papritur te Barcelona për një kontroll blic

Mjekët e UEFA-s, vizituan qëndron sportive “Joan Gamper” në Sant Joan Despí këtë pasdite për të kontrolluar gjakun dhe urinën e 11 lojtarëve të skuadrës së FC Barcelona. Çuditërisht, futbollistët e zgjedhur nga zyrtarët e UEFA-s për testin anti-doping janë të njëjtët që kanë qenë në fushë në takimin e fundit në Champions League kundër Chelsea-t në raundin e 1/16. Në të vërtetë: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Dembélé, Rakitiq, Busquets, Iniesta; Messi dhe Luis Suárez.

Këta 11 lojtarë dhe jo të tjerë të ekipit të parë të Barcelonës kanë qenë pjesë e takimit me ‘vampirët” e UEFA-s. Ndërkohë Barcelona ka mbyllur përgatitjet për ndeshjes e të shtunës kundër Sevilla që do zhvillohet në “Sánchez Pizjuán”. Gjithashtu duhet të mbahet mend se katalanasit do të luajnë përsëri në Champions League të mërkurën në orën 20:45 në “Camp Nou” kundër Romës, kjo është çerekfinalja e parë.

Related posts

REAGON MBI KRIJIMIN E SUPER LEAGUE/ “Shpërthen” Koeman: UEFA mendon vetëm për… euro

Delo.autor

“ËSHTË ENDE HERËT QË TË RIKTHEHEMI”/ Bale: “La Decima” më e preferuara, ja me cilën skuadër jam tifoz

Delo.autor

“PËR SHQIPËRINË”/ Skënderbeu bën gjestin fantastik: Të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti!

F.autor

Leave a Comment