Futboll Seria A Sport

“KORONAVIRUSI NË ITALI U NËNVLERËSUA”/ Mesfushori Biglia: Të sëmurët tani po lihen mënjanë

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën dhe paniku te njerëzit që tashmë janë izoluar në shtëpi është shumë i madh.

Për këtë situatë ka folur edhe mesfushori i Milanit, Lukas Bilja, i cili shprehet se në Itali ky virus  keq u nënvlerësua dhe tani të sëmurët po lihen mënjanë. “Unë më mirë preferoj të humbas futbollin sesa jetën time. Futbolli është një sport ku ka shumë interesa, por tani ka përparësi të tjera. Lojtarët duhet të ngrenë zërin dhe të thonë se futbolli duhet të ndalet.

Italia? Këtu jo që vetëm e nënvlerësuan, por nuk ndoqën as rregullat. Ne tani jemi në një kolaps, ku mjekët punojnë pa pushim dhe pa u lodhur.

Jo vetëm që vdesin njerëzit me virusin, por vdesin edhe të tjerët që kanë një sëmundje tjetër, pasi nuk kanë kujdesin e duhur. Për shkak të koronavirusit njerëzit e tjerë lihen mënjanë.”, u shpreh Bilja.

Related posts

CHELSEA BESON TEK ARMANDO BROJA/ Pritet si shpërthimi i sezonit të ri në Premier League

F.autor

“NË JANAR BËJ GATI VALIXHET”/ Ja sherri i Florentino Perez me yllin e Real Madrid…

Delo.autor

VAR-i kontrolloi 455 incidente në Botëror, 7.1 rishikime për ndeshje

Isa.Autor

Leave a Comment