Futboll Premier League Sport

10 fakte nga jeta e Salah që e bëjnë një njeri të madh

Mohamed Salah është kthyer në një prej lojtarëve më të pëlqyer në të gjithë botën dhe veçanërisht në vendin e tij, Egjipt. Sulmuesi i Liverpool-it, ka lënë disi në hijë javët e fundit Ronaldon dhe Messin, jo vetëm me paraqitjet e tij në fushën e lojës, por edhe jetën modeste jashtë saj dhe ndihmën që jep për të varfrit.

Më poshtë do të lexoni 10 gjëra të veçanta nga jeta e 25-vjeçarit që e bëjnë edhe një njeri të madh.

-Kur ishte pjesë e skuadrës së Baselit, nuk ka takuar asnjë prej lojtarëve të Macabit në startin e takimit që luhej për Champions League, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes Izraelit dhe Palestinës.

-Kur është martuar ka ftuar në dasmë të gjithë fshatin e tij pa asnjë përjashtim.

-Te Fiorentina ku luajti si i huazuar mbajti në fanellë numrin 74 për të nderuar viktimat në Port Said.

-Ai e fali hajdutin që i vodhi shtëpinë dhe nuk e paditi në polici. I gjeti një punë dhe e ktheu në rrugën e drejtë.

-Në momentin që Egjipti u kualifikua në Kampionatin Botëror, Salahsë i dhuruan makinë të re, vilë dhe para. Ai i refuzoi të gjitha dhe propozoi që ato t’i ndaheshin njerëzve që nuk kishin mundësi financiare.

-Pas çdo goli ai falënderon zotin duke iu treguar mirënjohës për atë që ka arritur.

-Pushimet zgjedh t’i kalojë gjithmonë në vendin e tij, Egjipt ku është kthyer në një bamirës dhe ndihmon çdo ditë të varfrit.

-Një pjesë të rrogë çdo javë, sulmuesi e dërgon për të ndihmuar familjet në nevojë në qendrën që ka hapur në vendlindjen e tij.

-Ashtu siç e thotë edhe ligji i vendit të tij, Salah ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

-Në rast se Liverpool siguron finalen e Champions League ku ka hedhur një hap të sigurt, Salah do të luajë duke mbajtur Ramazan si një besimtar si devotshëm.

Related posts

E zbulon Totti: “Buffoni dhe Cannavaro donin të vinin te Roma”

Q.Autor

INTERI “GODET” NË MERKATO/ Conte e ka gati transfertën e janarit

F.autor

TËRBOHEN TIFOZËT E JUVES/ Emri i Neymar i bën të ëndërrojnë, po si qëndron e vërteta?

F.autor

Leave a Comment