Futboll Kombëtarja Sport

EKSKLUZIVE/ Azdren LLULLAKU: Jam në SUPER FORMË, me kombëtaren rikthehem SHPEJTË. Idhulli…

Sezoni i ri ka rezultuar një ogur i mirë për disa nga lojtarët e përfaqësueses Shqiptare. Shumë futbollistë të cilët mbetën pa skuadër në fund të sezonit të shkuar tanimë ka një të tillë. Një futbollist i rëndësishëm i kombëtares kuqezi në vitet e fundit është padyshim edhe Asdren Llullaku.

Mesfushori me tipare sulmuese i cili aktivizohet tek ekipi i Astra Giurgiu po kalon një moment fantastik duke kontribuar me gola vendimtar në kampiontin Rumun. Në dy takimet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve Llullaku nuk ishte pjesë e kombëtres por 30-vjeçari ekskluzivisht për AlpeNews.al shpreson të rikthehet në takimin miqësor me Joradinë.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Llullaku, sezoni i ri ju gjeti me skuadër të re. Aventura me ekipin e Astra Giurgiu po shkon më së miri duke qenë shpesh herë protagonist me golat dhe asist. Si është realisht forma juaj sportive?
Është i vërtetë konstatimi juaj. Po kaloj një moment të mrekullueshëm me Astra Giurgiu. Jemi një ekip simpatik me lojtarë cilësorë. Do mundohemi të japim maksimumin deri në fund.
2- Cili është objekti i skuadrës së Astra Giurgiu për këtë sezon?
E kemi nisur mirë sezonin dhe do të tentojmë të fitojmë titullin kampion. Është e vështirë pasi rivaliteti është i ashpër por kam besim tek forca e skuadrës ku luaj.


3- Kampionati Rumun është vendi ku keni treguar gjithmonë se është “habitati” juajn sportiv pasi keni shkëlqyer. A e shikon veten se në një të ardhme mund të luani në një kampionat më elitar?
Tani për tani nuk e kam menduar largimin, kam 2 vite kontratë me klubin rumun të Astras dhe do përpiqem ta respektojë këtë kontratë. Por kurrë nuk thuhet kurrë.

4- Në takimet e fundit nuk jeni grumbulluat nga trajneri Panucci. Si e pritët vendimin e tij?
E respektoj mendimin e trajnerit. Panucci ashtu e pa të arsyeshme dhe mori vendimin e tij. Edhe lojtarët e thirrur nga tekniku italian ishin të mira. Mau nuk më ngelet gjë tjetër veçse të punoj fortë për të bindur atë të jeme pjesë e kombëtares.
5- Në këndvështrimin tuaj, ku po çalon kombëtarja shqiptare, pasi ka shumë hoshilacione në rezultate?
Nuk është e vërtetë që këmi qenë dobët thjeshtë nuk kemi patur fatn me vete. Jam i bindur se me vullent e vendosshmëri dop të arrijmë objektivat tona.


6- A besoni se do të sigurojmë vendin e parë duke parë kundërshtarët që kemi në grup?
Izraeli dhe Skocia janë ekipet të cilat mund ti mundësht por edhe të mundin në ditët e tyre më të mira. Janë ekipe të kalueshme ku mund të pozicionohesh në vendin e parë në grup. Ne i kemi kualitet dhe cilësitë për të qenë kryesuesit e grupit tonë.


7- Kur mund të vij rikthimi i Asdrenit ne kombëtare?
Besoj se do të jemë pjesë e kombëtares në tetorë ne takimin miqsorë me Jordaninë.
8- Në fund, cili është idhulli juaj në futboll?
Unë inspirohem çdo ditë nga Cristiano Ronaldo. Stërvitem shumë dhe mundohem ti marr maksimumin vetes.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

FIFA PUBLIKON LISTËN PËR ÇMIMIN “TRAJNERI I VITIT”/ Ja emrat e 10 teknikëve që janë nominuar (FOTO)

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Milan kërkon pasardhësin e Ibrahimovic, vë në shënjestër ish-yllin e rivalëve…

Delo.autor

MILANI HEDH SYTË NË LA LIGA/ Sulmuesi kolumbian drejt transferimit tek “KuqeZinjtë”

Isa.Autor

Leave a Comment