Futboll La Liga

11-metërshi i Gameiros i mjafton Atleticos ndaj Deportivos, Keidi Bare ne stol

Atletico e Madridit fitoi me vështirësi me Deportivo La Corunan në “Wanda Metropolitano”, ku u shënua vetëm një gol, edhe i me 11-metërsh dhe mban firmën e Kevin Gameiros.

Edhe pse kishin përballë skuadrën e dytë më të dobët të La Ligas, “Los Colchoneros” dështuan të merrnin një fitore me të thellë, duke e mbajtur lojën të hapur deri në sekondat e fundit.

Për këtë sfidë Simeone kishte grumbulluar edhe mesfushorin e Shqipërisë, Keidi Bare, që qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Një e dielë “e thatë” në Primera Divisio kur në 5 ndeshje u shënuan gjithsej 3 gola. Valencia fitoi minimalisht në fushën e Leganes me gol të Rodriguez, edhe Malagas, e fundit në klasifikim, i mjaftoi finalizimi i saktë i Castros për të mposhtur Villarrealin, ndërsa dy takimet e tjera Espanyol – Alaves dhe Eibar – Real Sociedad u mbyllën në barazim pa gola.

Espanyol – Alaves 0 – 0

Leganes – Valencia 0 – 1

Eibar – Real Sociedad 0 – 0

Malaga – Villarreal 1 – 0

Atl. Madrid – Dep. La Coruna 1 – 0

Related posts

“I MARKUAR” NË RRUGË, CR7 ME TRUPROJA NË STËRVITJE/ Rroga e Ronaldos rrit shpenzimet e Manchester United

Delo.autor

U SHORTUA NË NJË GRUP ME ISH-EKIPIN E TIJ/ Pjanic: Championsi nuk është për ata që pëlqejnë gjërat e thjeshta

Delo.autor

LAMTUMIRË ATLETICO/ Griezman largohet drejt USA-s, mbyll marrëveshjen me Orlando-n

F.autor

Leave a Comment