Futboll Seria A

Derbi Madoninës/ Inter ka rilindur, “Djalli” është i plagosur

Të mërkurën, në orën 18:30, në “San Siro”, Gattuso dhe Spalletti do të përballen një muaj nga data fillestare e përcaktuar për derbin nga kalendari: derbi i fazës së dytë duhej të luhej 4 marsin e kaluar, por tragjedia e vdekjes së Astori-t ka bërë që të shtyhet dhe diçka ka ndryshuar gjatë kësaj kohe.

Nuk ka ndryshuar shumë për sa i takon diferencës në renditje, duke parë se në prag të javës së 27-të, Inter dhe Milan ishin 7 pikë larg, një më pak nga tetë aktualet. Zikaltrit ishin në vend të katërt dhe të kualifikuar virtualisht në Champions, ndërsa kuqezinjtë ishin të gjashtët, siç janë edhe tani.

Ajo që ka ndryshuar ka lidhje me humorin e dy skuadrave, veçanërisht për sa i takon asaj zikaltër. Në prag të derbit të shtyrë, në fakt, Inter ishte e demoralizuar dhe po kalonte një krizë rezultatesh: pas fitores 5-0 me Chievo-n, e arritur 3 dhjetorin e kaluar, kanë ardhur 9 ndeshje radhazi pa fitore, me dy humbje të pësuara kundër Udinese dhe Sassuolo.

Kthimi te fitorja, 11 shkurtin e kaluar kundër Bologna-s, ka gënjyer tifozët ziakltër sepse pas atij takimi ka ardhur humbja në “Marassi” kundër Genoa-s. Me pak fjalë, Inter-i që mundi Benevnton, ekipin e vendit të fundit, në javën e 26-të me gola të Skriniar dhe Ranoçhia, ishte një skuadër në kërkim të vetes.

Dhe të lojtarëve kyç: Perisic-i i asaj periudhe ishte një futbollist që nuk kishte lidhje me atë të fillimit të sezonit, por edhe Candreva me Borja Valero pësuan një rënië në krahasim me fazën e parë, ndërsa Rafinha nuk ishte akoma në gjendje të luante 90 minuta dhe Spalletti e kishte të vështirë t’i gjente një pozicion në fushë.

 

Icardi ishte ndalur për shkak dëmtimi dhe duhej të rikthehej pikërisht kundër Milan-it. Nga ai derbi “fantazmë” e në vazhdim, Spalletti ka futur benzinë në motorin e të tijve dhe ka kthyer ekipin në rrugën e duhur.

Barazimi 0-0 me Napoli-n ka bashkuar përsëri skuadrën dhe fitoret ndaj Sampdoria-s dhe Verona-s i kanë kthyer tifozëve versionet më të mira të Icardi dhe Perisic (8 gola në dy ndeshjet e fundit) dhe një mbrojtjë të pakalueshme. Mauro me shokë, të cilët ishin kaluar nga Lazio ndërkohë, kanë rimarrë vendin e katërt dhe do të paraqiten me një besim të madh të mërkurën: Gattuso nuk është më i frikshëm si më parë.

Milan, nga ana tjetër, shkonte drejt derbit të 4 marsit në formën më të mirë të mundshme: goli i realizuar nga Cutrone në Kupën e Italisë kundër kushërinjve ka motivuar ekipin e Gattuso, që ka patur një ecuri të jashtëzakonshme në kampionat pas asaj ndeshjeje (13 rezultate pozitive radhazi mes kampionatit dhe kupës).

“Djalli” kaloi nga 23 formacionet e ndryshme në 23 ndeshjet nën drejtimin e Montella-s te skema 4-3-3 e qëndrueshme e trajnerit të ri. Dhe Milan zbuloi se mund të ishte i madh edhe me ekipet e mëdha, duke fituar ndaj Lazio-s në “Meazza” dhe Roma-s në “Olimpico”, pikërisht një javë para ndeshjes me Inter.

Nga derbi i shtyrë deri më sot, kuqezinjtë kanë pësuar 3 humbje (0-2 dhe 1-3 me Arsenal në Europa League, dhe disfata me Juven Stadium) dhe kanë fituar dy ndeshje, gjithmonë duke vuajtur dhe falë një goli në fundin e ndeshjeve (Genoa dhe Chievo).

Kundër Spalletti-t do të mungojnë Biglia, i skualifikuar, dhe një titullar i vërtetë në qendër të sulmit: Andre Silva nuk ka bindur kundër Juventus dhe Kalinic, i futur në vend të portugezit, nuk ofron më shumë garanci. Ka shumë mundësi që të mërkurën Gattuso të kthehet t’i besojë Cutrone-s. Sigurisht, kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundit, do të jetë e ndaluar të gabohet kundër Inter-it, përndryshe ëndrra Champions do të shuhet përfundimisht.

Related posts

Marotta zbulon emrin e transfertës së Juventusit për merkaton e verës

Q.Autor

HIDHET SHORTI I KUPËS SË ITALISË/ Buzëqesh Milan dhe Juventus, ja kundërshtari i fortë për “Zikaltërit” (FOTO)

Delo.autor

“Marri fund zërat e dyshimtë”/ Lyoni mohon shitjen e Fekirit te Liverpooli

Sadik.Autor

Leave a Comment