Futboll La Liga Sport

Messi mposht Ronaldo-n, duke regjistruar rekordin impresionues në La Liga

Super-ylli i Barcelona-s Lionel Messi edhe një herë e ka shkruar emrin e tij në historinë e La Liga-s pasi ka mposhtur rivalin e tij Cristiano Ronaldo edhe njëherë tjetër për të regjistruar rekordin impresionues. Argjentinasi shënoi tripletë në fitoren 2-4 të Barcelona-s kundër Deportivo La Coruna të dielën, duke iu dhënë “Blaugranave” titullin e 7 brenda 10 viteve.

Me golin e parë, Messi arriti kuotën e 30 golave në La Liga për sezonin 2017/18 dhe tashmë ka arritur që të regjistrojë një rekordi historik të shtatë nga nëntë sezonet e tij te Barça. Duke bërë këtë gjë, ai arrin që të bëhet lojtari i parë që shënon në shtatë sezone radhazi të La Liga-s minimalisht 30 gola.

Ronaldo, ndërkohë, gjithashtu po e ndjek të njëjtin rekord këtë sezon, duke shënuar 30 gola në gjashtë nga tetë sezonet e tij radhazi në La Liga. Sidoqoftë, super-ylli i “Los Blancos” është ende në kuotën e 24 golave në La Liga, pasi në tre nga pesë ndeshjet e fundit nuk ka realizuar. Mbi të gjitha, Messi tani ka regjistruar 43 gola në të gjitha kompeticionet, duke iu bashkuar Mohamed Salah-ut që ka shënuar po kaq herë. Ndërsa Ronaldo ka realizuar 42 gola.

Related posts

TRAGJEDI ANGLEZE/ 112 milionë euro për të rënë nga kategoria

F.autor

“Jam shumë krenar”/ Guardiola vlerëson të tijtë, pavarësisht humbjes me Liverpool

Isa.Autor

“PSG NUK NJEH LIMITE”/ Një kampion bote dhe një fantazist nëse ikën Neymar (FOTO)

F.autor

Leave a Comment