Champions League Futboll Sport

8 legjendat që fituan Champions, Botëror, Topin e Artë

Ekziston një grup shumë i vogël futbollistësh, të cilët kanë hyrë në historinë e futbollit. Bëhet fjalë për ata futbollistë që kanë arritur të fitojnë trofetë më prestigjiozë të të gjitha kohërave, në aspektin personal dhe në atë të ekipit: European Cup (ose Champions League për ata që kanë luajtur këto vitet e fundit), Kupën e Botës dhe mbi të gjitha Topin e Artë.

Janë vetëm tetë lojtarë që kanë arritur të realizojnë këtë ‘tripletë’: dy sundimtarëve të dekadës së fundit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, në fakt ju mungojnë vetëm trofeu i Kupës së Botës.
Kjo është lista me ata që arritën të fitonin Champions League, Kupën e Botës dhe Topin e Artë.

Gerd Muller

Sulmuesi më i fortë në historinë e futbollit gjerman, ka thyer një tjetër rekord: Është i vetmi lojtar që ka arritur të shpallet golashënuesi më i mirë në një Kampionat Botëror dhe në atë Europian.
Muller ka fituar tre herë Kampionatin Evropian (1974, 1975, 1976), dhe pastaj Kupën e Botës në vitin 1974. Topin e Artë, e ka fituar në vitin 1970.

Ronaldinho

Fenomeni brazilian ishte protagonist absolut në vitin 2006. E filloi me fitoren e Kampionatit Botëror në Kore dhe Japoni në vitin 2002, fitoi Topin e Artë në vitin 2005, dhe pastaj e përmbylli misionin me fitoren e Champions League, me fanellën e Barcelonës, në vitin 2006.

Rivaldo

Një tjetër brazilian, një tjetër hat-trick: Rivaldo fitoi Topin e Artë më 1999, me fanellën e Barcelonës. Më pas është në formacionin e Brazilit në Botërorin e 2002, dhe më vonë fitoi Champions League me fanellën e Milanit në vitin 2003, në sezonin e tij të parë si kuqezi.

Bobby Charlton

Le të kthehemi mbrapsht në kohë për të rikujtuar karrierën e një prej futbollistëve më të mëdhenj anglezë të të gjitha kohërave: Sir Bobby Charlton.
Legjenda e Manchester United fitoi European Cup me Djajtë e Kuq në vitin 1968, Kampionatin e vetëm Botëror të Anglisë në vitin 1966, dhe Topin e Artë po atë vit.

Zinedine Zidane

Trajneri aktual i Real Madridit, përveç koleksionimit të trofeve si trajner, ka fituar diçka edhe si futbollist.
Zizou realizoi hat-trick me Kupën e Botës dhe Topin e Artë në vitin 1998, dhe Champions League të vitit 2002, e fituar ndër të tjera dhe nga goli fantastik i francezit.

Kaka

Kaka zyrtarizoi lamtumirën disa ditë më parë, dhe është i fundit që ka fituar një Top të Artë pa u quajtur Messi ose Ronaldo. Ai gjithashtu, ashtu si Ronaldinho dhe Rivaldo, fitoi Kupën e Botës 2002 dhe më pas në vitin 2007 fitoi Champions League dhe Topin e Artë me fanellën e Milanit.

Paolo Rossi

Në këtë listë ndodhet edhe një italian, Pablito Rossi. Sulmuesi fitoi, si protagonist absolut, Kupën e Botës 1982 me ekipin kombëtar të drejtuar nga Bearzot, dhe falë shpërthimit në atë Botëror, fitoi Topin e Artë. Kompletimi erdhi në vitin 1985, me Champions League e fituar nga Juventusi në tragjedinë e Heysel.

Franz Beckenbauer

Lista mbyllet me Franz Beckenbauer: Kampion i Botës me Gjermaninë në vitin 1974, ai gjithashtu, si Gerd Muller, ka fituar Champions League me Bayern, dhe më pas, në 1972 dhe 1976, fitues Topit të Artë. Një fenomen karizmatik si disa të tjerë.

Related posts

MANCHESTER CITY-WOLVES/ Guardiola kërkon fitoren e radhës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mourinho “i çmendur” pas Perisiç, gati të ofrojë 50 milionë euro për kroatin

Isa.Autor

Karton i kuq pas 3 minutash, por ndëshkimi më i shpejtë nuk i takon mesfushorit kolumbian

Sadik.Autor

Leave a Comment