Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ El Shaarawy: E dimë si eliminohet Liverpooli

Stephan El Shaarawy, sulmuesi i Roma, ka folur për gjysmëfinalen e kthimit kundër Liverpool, pasi “të kuqtë” fituan 5-2 në ndeshjen e parë në “Anfield Road”: “Në fillim duhet të mendojmë për Chievo sepse ne duhet të arrijmë me çdo kusht në Champions League sezonin e ardhshëm.

Duam të jemi në Champions edhe sezonin që vjen dhe kjo është shumë e rëndësishme. Do të na duhet një tjetër arritje si ajo kundër Barcelonës dhe kemi treguar se mund t’ia dalim. Duhet të gabojmë sa më pak, sepse Liverpool të ndëshkon, por edhe Barça njëlloj ishte.”

Më pas, sulmuesi shtoi: “Nuk e di nëse do të jem titullar, moduli nuk ka shumë rëndësi, por përkushtimi i futbollistëve. Salah ka pasur një shpërthim të jashtëzakonshëm sivjet. Jam i lumtur për të sepse është një djalë i artë dhe kujdeset për çdo detaj. Punon shumë dhe e meriton.”

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Neymar po kërkon shtëpi në Barcelonë, ja shkaku kryesor

Delo.autor

“7 SKUADRA NË “LUFTË” PËR CHAMPIONSIN”/ Solskjaer tenton t’i bëjë presion Chelseat

Delo.autor

Armando Vajushit i skadon huazimi, menaxheri i jep mesazh Avellinos

Sadik.Autor

Leave a Comment