Futboll Sport

Lazio në telashe disa ditë para ndeshjes vendimtare me Interin

Immobile, Alberto e Parolo – po luftojnë me kohën për të qenë gati për ndeshjen e sezonit kundër Interit, ku do të përcaktohet gjithçka sa i përket pjesëmarrësit në Champions League.
Lazio-Inter do të jetë sfida që me shumë mundësi do të përcaktojë drejtpërdrejtë se cila nga skuadrat do të marrë pjesë ne edicionin e ardhshëm të Champions Leagues.

Gjithsesi skuadra e Simone Inzaghit po përballet me probleme të shumta me dëmtimet, pasi së fundi është konfirmuar tashmë mungesa e Luis Albertos.

Spanjolli ka qenë një nga lojtarët më në formë të bardhekaltërve në këtë sezon ,por një tërheqje e gradës së parë do ta mbajë jashtë për të paktën 15 ditë, duke bërë që të automatikisht sezonin në Serinë A.

Krahas Luis Albertos, problem është edhe prezenca e Ciro Immobiles, që u dëmtua në sfidën ndaj Torinos dhe është në pikëpyetje të madhe për sfidën me zikaltrit. Në të njëjtën situatë me goleadorin italian, është edhe mesfushori Marco Parolo, që gjithashtu ‘po lufton me kohën’, për të qenë gati për sfidën e 20 Majit.

Këtyre telasheve u shtohet edhe ai më i fundit, i mbrojtësit Stefan De Vrij. Interi depozitoi sot në Ligë kontratën 5-vjeçare të nënshkruar me të, e cila fillon në fund të këtij sezoni dhe natyrisht që Simone Inzaghi nuk mund t’i besojë një lojtari të ardhshëm të zikaltërve, sfidën përballë këtyre të fundit.

Related posts

RUSI 2018/ Uruguai-Arabi Saudite, fitorja mundë të vijë nga “ajri”

Sadik.Autor

“I BIEN ME NJË VRIMË FYELLIT”/ KOSOVA në Grupin A: Shikoni si e komentojnë mediat SERBE, e quajnë…

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Dybala ndaloi kalimin te Manchester United me një telefonatë!

Delo.autor

Leave a Comment