Futboll Sport

Abazaj te Anderlecht, por një tjetër talent i Superiores pret largimin

Kristal Abazaj u shit te Anderlecht, çdo gjë u bë zyrtare ditën e djeshme. Ky është një lajm i madh për kampionatin shqiptar, i cili me prodhimet që ka pasur, gjatë viteve të fundit ka bërë disa shitje me emër në Europë. Mjaftohemi të themi për Berishën dhe Latifin, apo Ramadanin.

Por, ky sezon i Kategorisë Superiore ka nxjerrë në pah dhe emra të tjera lojtarësh të rinj që mund të transferohen në një kampionat më të fortë dhe më me emër. Nëse Sindrit Gurit po i bëhet reklamë për largimin e tij drejt Austrisë, te Laçi ka disa emra që edhe pse duket se janë në hije, po punohet që të largohen në verë nga Shqipëria. Mes tyre është edhe Myrto Uzuni.

Beratasi kaloi nga Apolonia te Laçi në verë, ku në Superiore ka treguar se është një lojtar me potencial. Deri më sot ka shënuar 8 gola në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë. Plot 9 rrjeta për 23-vjeçarin, i cili nesër në Kukës pritet që të jetë titullar.

Jo vetëm kaq, por për Uzunin do të ketë dhe menaxherë nga Turqia që do ta shohin nga afër. Pritet që në verë Laçi të bëjë një goditje të madhe në merkato, pasi më parë e ka bërë diçka të tillë vetëm brenda kampionatit shqiptar. 

Related posts

SFIDA NDAJ KURBINASVE/ Nuk përmbahet trajneri i Kraiovës: Turp i madh nëse Laçi na eliminon

Delo.autor

TJETËR BEFASI NË EUROPË/ Leicester turpëron me “MANITA” Manchester City

Delo.autor

SKANDAL NË TUQI/ Bllokohen 1 mijë tifozë shqiptarë dhe u heqin flamurin

Delo.autor

Leave a Comment