Futboll Sport

Ahmataj: Ndaj Lushnjës nuk ka favoritë, duam patjetër fitoren

Kamza po kalon momentin më të vështirë të sezonit. Fitorja mungon prej 9 takimesh dhe duhet medoemos që kjo skuadër të ringrihet, pasi në të kundërt do të ishte më e rrezikuara për të përfunduar në Kategorinë e Parë.

Mënyra më e mirë për të gjetur sërish suksesin është fitorja me Lushnjën. Trajneri Julian Ahmataj e konsideron përballjen me lagunarët si sfidën e sezonit për Kamzën, teksa thekson se në këtë ndeshje nuk ka favoritë.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, për vetë rëndësinë që ka. Mund të quhet padiskutim ndeshja e sezonit për Kamzën, pasi duhet të rikthehemi te fitorja, për të gjetur qetësinë psikologjike, por edhe për të tentuar largimin nga zona e ftohtë. Natyrisht që nuk mund të themi se jemi favoritë, pasi Lushnja ka në favor qetësinë e të luajturit pa objektiv dhe kjo mund të na e komplikojë punën”, u shpreh Ahmataj.

Tekniku 38-vjeçar, i cili vetëm dy javë më parë morri vendin e të shkarkuarit Ramadan Ndreu, nuk kërkon të kthejë kokën pas nga rezultatet negative, por pretendon që ekipi të shohë vetëm përpara.

“Nuk duhet të mendojmë për ato 9 ndeshje pa fitore, pasi mund të na kushtojë, nëse rrimë me kokën mbrapa. Duhet të shikojmë përpara dhe të luajmë çdo ndeshje si finale, duke filluar që nga nesër me Lushnjën”, tha trajneri i Kamzës.

Related posts

TRE TITUJ PREMIER ME MANCHESTER CITY-N/ Guardiola falënderon dy rivalët: I vlerësoj më shumë. Këtë nuk e prisja

Delo.autor

KALLAKU NUK BËN EFEKT/ Lokomotiva Zagrebit nuk i ngjan aspak ekipit të sezonit të kaluar

Delo.autor

Falcao: VAR do ta vrasë futbollin, është për të ardhur keq pasi e ndihmoi dy herë PSG-në

Sadik.Autor

Leave a Comment