Boks Sport

Amir Khan; Canelo Alvarez duhej të ishte përjashtuar nga sporti prej dopingut

Në prag të duelit që do të zhvillojë nesër ndaj Phil Lo Greco, boksieri britanik Amir Khan ka deklaruar se rivali i tij i fundit në ring, Saul “Canelo” Alvarez, ndaj të cilit ka humbur, duhej të ishte përjashtuar nga sporti pas skandalit doping. Meksikani u pezullua vetëm 6 muaj dhe u tërhoq nga dueli ndaj Gennady Golovkin, por për Khan dënimi duhej të ishte më i rëndë. “Një njeri që mashtron dhe përdor drogë, mbetet i tillë për gjithë jetën”, u shpreh Amir Khan, ish-kampion bote në peshën “welter”.

Më tej, boksieri britanik shtoi: “Canelo do të kujtohet gjithnjë si një sportist që ka përdorur doping dhe jo për atë që ka arritur në sportin e boksit, jo si boksier. 6 muaj pezullim nuk janë asgjë për të. Nëse Canelo ia hodhi kap kollaj, të gjithë mund të bëjnë si ai. Kjo do ta ndihmojë që të operohet dhe të rikthehet më i fortë. Unë kam 10 vjet që boksoj si profesionist dhe asnjëherë nuk kam kryer gjëra të tilla. Canelo nuk tregoi respekt për sportin tonë”, u shpreh Amir Khan.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një harkimi brenda zonës, Laporte ndëshkon me kokë Sllovakinë (VIDEO)

Delo.autor

KUNDËR VENDIMEVE NË JUVENTUS-INTER/ Legjenda Del Piero: Cuadrado e kërkoi vetë, të vijë gjyqtari këtu dhe…

Delo.autor

Mersini replikon me Shtubinën: Iku si legen, është i paaftë

Sadik.Autor

Leave a Comment