Futboll

Allegri: Dybala do të bëjë një ndeshje të madhe kundër Realit

“Juventus duhet të harrojë pjesën e dytë të Kardifit sepse nuk mund të mposhtet Real Madrid nëse nuk je plotësisht i përqendruar”. Allegri është gati të sfidojë Zidane me të gjithë organikën në dispozicion, me përjashtim të Bernardeschi-t dhe Howedes dhe të skualifikuarve Benatia dhe Pjanic.

“Në vend të Pjanic mund të luajë Marchisio ose Bentancur, ashtu si në mbrojtje duhet të vendos se cilin do të aktivizoj mes Rugani-t dhe Barzagli-t. E kemi parë disa herë finalen e Kardifit, kemi bërë një hap përpara në menaxhimin e momenteve të caktuara të ndeshjeve”, ka thënë tekniku bardhezi.

“Në Kardif jemi dorëzuar në fillimin e pjesës së dytë. Nuk duhet të ndodhë. Duhet të jemi të kthjellët dhe të tregohemi të zgjuar. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Jemi shumë krenarë që kemi luajtur dy finale në harkun e katër viteve”.

“Dybala do të bëjë një ndeshje të madhe, është mirë fizikisht dhe shumë i qetë. Mandzukic, ashtu si Alex Sandro, është gati. Nuk kam vendosur akoma se kush do të luajë, kam akoma disa dyshime, Mario mund të jetë një zëvendësim i rëndësishëm”.

Related posts

Mbrojtësi shqiptar te Dortmund, përgjigjja vjen nga Gjermania

Sadik.Autor

Parashikimi/ 4 ndeshje për sot. Ja skedina që mund tu bëjnë me para

Q.Autor

SHPËTON PËR MREKULLI/ Aksident i frikshëm, shkatërrohet makina e ish-yllit të futbollit… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment