Futboll

Lucio: Juventus mund të realizojë Triplete-n. Douglas Costa dhe Alex Sandro janë lojtar të shkelqyer

Juventus, pas fitores ndaj Milan, kryesojnë kampionatin me një avantazh prej katër pikësh ndaj Napoli-t dhe tani përgatitet për ndeshjen e madhe kundër Real Madrid. Në lidhje me këtë ndeshje ka folur Lucio, ish-mbrojtësi i bardhezinjve dhe Inter.

PASARDHËSIT – Kur mendon për Brazilin, mendon gjithmonë për yjet e sulmit që kanë veshur fanellën e pesë herë kampionëve të botës: Pelè, Ronaldinho, Ronaldo, Rivaldo. Por, siç kanë treguar edhe dy miqësoret e fundit, edhe mbrojtja mund të jetë një repart yjesh: “Kemi mbrojtës shumë të mirë. Mendoj për Miranda, Marquinhos dhe Thiago Silva. Në kampionatin brazilian mund të përmend Geromel ose Rodrigo Caio”.

DEL PIERO – “Sa herë dëgjoj të flitet për kampionatin italian mendoj për Del Piero-n kam luajtur kundër disa lojtarëve të mëdhenj, si Trezeguet, Filippo Inzaghi, Zlatan Ibrahimovic, Edinson Cavani dhe shumë të tjerë, por ai ka qenë një nga më të fortët me të cilët jam përballur. Nuk kam pasur shumë mundësi ë luaja tek Juventus, por ambienti është i shkëlqyer: Gigi Buffon, Andrea Pirlo, Arturo Vidal, Claudio Marchisio, Stephan Lichtsteiner, Giorgio Chiellini dhe të gjithë të tjerët janë njerëz të mëdhenj dhe miq shumë të mirë”.

TRIPLETE – Lucio, i cili ka realizuar triplete-n me Inter-in në 2010-ën, nuk e përjashton mundësinë që një gjë të tillë ta realizojë edhe Juventus: “Po, besoj se janë kushtet e duhura për të realizuar Triplete-n. Duke filluar nga sfida me Real Madrid. Edhe pse në kampionat, Juventus ka një ekuilibër fitues dhe mendoj se do ta fitojë përsëri Serinë A”.

DOUGLAS COSTA DHE ALEX SANDRO – “Douglas Costa është një lojtar i shkëlqyer. Në këtë moment duhet të ruajë rendimentin e lartë për Juventus-in dhe Brazilin. Mund të jetë vendimtar. Alex Sandro? Është një lojtar i madh dhe më pëlqen stili i tij i lojës. Kam parë se në ndeshjet e fundit Allegri e ka aktivizuar në sulm dhe në mbrojtje, një alternativë e shkëlqyer për Juventus”.

Related posts

ISCO E MILIK/ Ja plani i “Zonjës” për t’i sjellë në urdhrat e Andrea Pirlos

Delo.autor

NDRYSHIM PLANI/ Ronaldo nuk po përshtatet, Garcia paralajmëron rikthimin e madh

F.autor

Edin Dzeko zbulon golin më të bukur të karrierës

Sadik.Autor

Leave a Comment