Futboll Seria A

Alvaro Morata është gati të rikthehet në Serie A

Juventus është i interesuar për të rikthyer Alvaro Morata në Torino, me Chelsea që po merr në konsideratë të ardhmen e sulmuesit, i cili nuk ka shkëlqyer gjatë sezonit të debutimit në Angli.

Morata, i cili iu bashkua “bluve” për 80 milionë euro, gjatë verës së kaluar, pati një periudhë të suksesshme për dy sezone me Juventus, më të mirën e karrierës së tij, përpara se të largohej në vitin 2016.

Pavarësisht se largimi, që u imponua nga Real Madrid që kishte të drejtën e riblerjes së tij, Morata nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u kthyer në Torino.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, ëndrra e qendërsulmuesit mund të kthehet në realitet gjatë sezonit të ardhshëm, pasi drejtuesit bardhezi po monitorojnë situatën e tij në jug të Londrës.

Morata ka shënuar 11 gola në sezonin e tij të parë me ekipin e drejtuar nga Antonio Conte. Ai shpesh ka qenë një figurë e kontestuar nga tifozët dhe praktikisht nuk e ka zëvendësuar ashtu si duhet bashkatdhetarin e tij Diego Costa, i cili shkoi te Atletico Madrid.

Kohët e fundit mësohet se Morata nuk është i lumtur në Angli dhe sulmuesi ka vuajtur presionin e madh fizik të mbrojtësve në Premier League dhe këtë ia ka thënë shokëve të skuadrës në qendrën stërvitore të Chelsea në Cobham.

Gjithashtu, Morata synon të fitojë një vend në kombëtaren spanjolle që do të luajë në Kupën e Botës në Rusi 2018. Ai ka qenë titullar i Spanjës kur luante te Juventus, por tani rrezikon edhe praninë mes të besuarve të Lopetegui. Nëse ai nuk do të shkojë në botëror, atëherë dëshiron të rikthehet në Itali për të rilindur.

Morata ka zbuluar gjatë vitit të kaluar se asnjëherë nuk donte të largohej nga Juventus, por ishte i detyruar ta bënte si rrjedhojë e kontratës që Real kishte me “Zonjën e Vjetër”.

“Unë erdha si një djalosh dhe u largova prej andej si futbollistë mi vërtetë. Italia, për një spanjoll, është vendi më i mirë i mundshëm për të jetuar. Atje ke gjithçka: bukurinë, historinë, artin, kuzhinën dhe modën. Të ishte në dorën time nuk do të lija kurrë Juventus,” – tha ai.

“Kishte një marrëveshje mes klubeve dhe unë më duhet ta respektoja. Zhgënjimi ishte i madh, sepse u riktheva në pikën fillestare, në stolin e Real Madrid, ku më trajtonin si ai fëmija që kisha qenë para se të luaja për dy sezone duke fituar titullin në Serie A dhe duke luajtur në një finale të Champions League.”

Gjithsesi, Chelsea nuk është i bindur për të shitur blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, me shpresën që të ketë një sezon të dytë më të mirë në “Stamford Bridge”, por gjithçka do të zgjidhet verën e ardhshme.

Related posts

“I NJËJTI FILM E NJËJTA HISTORI”/ Asani “provokon” Tiranën para derbit: Gati për serinë e radhës…

Delo.autor

LOJTARI KËRKOHET NGA EKIPET KRYESORE ANGLEZE/ Dembele mund të largohet në janar

Isa.Autor

SPANJË VS ANGLI/ Starton ndeshja, ja formacionet zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment