Futboll Sport

Amir Bilali kërcënon Kamzën dhe zbulon të ardhmen

“Humbjen me Flamurtarin e kemi hedhur pas krahëve, jemi fokusuar totalisht tek ndeshja me Kamzën. Është një kundërshtar i fortë, por të gjitha enegjitë tona janë përqendruar aty. Po e përgatisim me kujdes me synimin e vetëm për ta fituar, pasi kjo ndeshje është e një rëndësie të madhe për ne. Mund të them, se ne e konsiderojmë si finale”, tha mbrojtësi Amir Bilali.

Rikthehet pasiguria në mbrojtje – “Kishim një ecuri mjaft të mirë, ku në tre ndeshjet e fundit nuk pësonim. Ndoshta kaluam pak në eufori nga fakti që ishim në avantazh, por Flamurtari përmbysi gjithçka shpejt dhe prej gabimeve tona. Ne patëm sërish mundësi për ta hapur ndeshjen, por gabuam edhe nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas gjithçka u bë më e vështirë.

Mbijetesa – “Gara është e fortë, diferencat janë shumë të vogla, megjithatë ne besojmë tek forca e grupit dhe jemi të sigurt, se do të qëndrojmë në Kategorinë Superiore. Unë e kam thënë që në fillim kur nënshkrova me Teutën, që mbijetesën nuk e diskutojmë”.

Mungesa në formacion – “Në fakt në ndeshjet e fundit kam patur një shqetësim ndaj kam qenë në stol, por që nga janari kur u bashkova me ekipin, pothuajse kam luajtur rregullisht dhe jam i kënaqur”.

E ardhmja – “Të them të drejtën tani jam i fokusuar vetëm tek Teuta dhe ndeshjet e mbetura. Objektivi im është të jap më të mirën për fanellën që mbaj veshur për të arritur objektivat. Më pas, kur të përfundojë kampionati do të diskutojmë me drejtuesit për të vendosur, se çfarë do të bëjmë, por do të më pëlqente të isha sërish pjesë e Teutës”.

Related posts

“JU TREGOJ ÇFARË MË THA RONALDO”/ Sulmuesi Uzuni: Ja çfarë do bëj me fanellën e CR7…

Delo.autor

“Humbet” Perisic, Interi vuan formën e dobët të kroatit

Q.Autor

E TURPSHME NË SOFJE/ Bullgarët ndërpresin stërvitjen e Kosovës

F.autor

Leave a Comment