Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Inter-Juventus do të fillojë me një rekord historik…

Inter-Juventus që tani i ka arritur rekordet: në pritje që zikaltërit dhe bardhezinjtë të ndeshen në fushën e lojës, për një ndeshje delikate dhe vendimtare, si për garën e titullit ashtu edhe për atë të Champions League, “San Siro” garanton se do të jetë i mbushur plot.

Janë shitur të gjitha biletat dhe do të ketë 78.328 tifozë, për të ardhura totale që shkon në 5 milionë euro dhe që përfaqëson një rekord të ri në Serie A. Lajmin e ka bërë të ditur klubi interist me një “tweet”.

“Me 78.328 shikues, Inter-Juventus do ta mbushë stadiumin plot. Më shumë se 5 milionë euro të ardhura, një rekord për futbollin italian. Faleminderit tifozë të Inter,” – ka shkruar klubi zikaltërt në “Twitter”.

Në këtë mënyrë, supersfida e Serie A ka thyer rekordin me 4.8 milionë euro të arkëtuara, gjithmonë ndaj Inter, për ndeshjen derbin ndaj Milan.

Related posts

Besoni ose jo/ matematicienët zbulojnë formulën për të pritur penalltitë

Sadik.Autor

Bellerin: Sanchez është një nga më të mirët, por jo gjithmonë

Q.Autor

Disa javë më parë i dha lamtumirën futbollit, Julio Cesar përgatit rikthimin

Q.Autor

Leave a Comment