Futboll Premier League Sport

Ancelotti jep “asist” për Arsenal: Dëshiroj të rikthehem në stol

Arsenal ose ndonjë ekip tjetër, mjafton që projekti të jetë interesant. Disa muaj pas pushimit të detyruar, pas shkarkimit nga Bayern Munich, Carlo Ancelotti ka karikuar bateritë dhe është gati.

“Do të doja të nisja sërish punën time si trajner, – tha italiani gjatë një eventi në Gjenevëm të organizuar nga UEFA. – Por jo gjithçka varet nga unë. Nëse gjej mundësinë dhe projektin e duhur do të realizoj dëshirën time për t’u rikthyer në stol.”

Ish-trajneri i Milan, Chelsea, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich është mes kandidatëve për të zëvendësuar Arsene Wenger, i cili deklaroi se do të largohet nga Arsenal në fund të sezonit.

Related posts

“Ju flet Juventusi”/ Mbyllet një tjetër marrëveshje e rëndësishme për bardhezinjtë

Isa.Autor

Manchester City vazhdon serinë e fitoreve, kalon në raundin tjetër të FA Cup

Q.Autor

Rekordmeni i botës dëmton gjurin duke luajtur regbi, mbyll sezonin

Sadik.Autor

Leave a Comment