Futboll Seria A

Milani aktiv në merkaton e verës, synon dy emra të mëdhenjë

Milani ka piketuar lojtarët e radhës në merkaton e verës. Dy janë emrat më të përfolur për momentin në shtëpinë e kuqezinjve, Arturo Vidal i Bayern Munich si dhe Memphis Depay i Lyon. Megjithatë gjithçka do të varet edhe nga vendimi për fair play financiar.

Klubit milanez i është refuzuar një marrëveshje nga UEFA kështu që priten të kenë disa sanksione financiare duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Për pasojë, drejtuesit e klubit duhet të mendojnë për lojtarë që mund t’i marrin me parametër zero.

Këto transferime përshfijnë edhe ato të Pepe Reina Ivan Strinic dhe Ki Sung-Yueng, të gjithë të përfolur për kalimin ne “San Siro”. Sipas asaj që shkruan gazeta italiane “Tuttosport” në versionin e saj të printuar, përpos këtyrë emrave “Djalli” ka në liste edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm, duke nisur që nga 39-vjeçari i bavarezëve, Vidal.

“Tuttosport”, beson se kiliani do t’i kërkojnë kampionëve të Gjermanisë të largohet gjatë merkatos së verës, 1 vit para përfundimit të kontratës me ekipin e Jupp Heynckes. Kjo do të reduktonte edhe koston e transfertës së tij, por nëse Milani do të merrte një dyshim të fortë nga UEFA për fair play financiar, atëherë do të kishte shumë të vështirë të nënshkruante me Vidal.

Emri i dytë i madh është ai i sulmuesit të Lyon, Memphis Depay, me lojtarin që i konsideron kuqezinjtë: Një klub dhe një skuadër e madhe me një histori të jashtëzakonshme.” Megjithatë Manchester United ka të drejtë të ushtrojë klauzolën e riblerjes së kartonin të lojtarit holandez, dhe në këtë pikë mund të konkurronte me Milanin për kartonin e tij.

Related posts

E BUJSHME/ Prapaskenë para ndeshjes me Torinon, Maldini i telefonoi Dibalës

F.autor

NGA EMANUELE NDOJ TEK BERISHA/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja vlerësimet e “legjionarëve”…

Delo.autor

Spekulimet për kalimin te Interi, agjenti i Lobotkas mohon gjithçka

Q.Autor

Leave a Comment