Bundesliga Futboll

Ancelotti uron Bayern-in, Robben paralajmëron klubin

Carlo Ancelotti i ka bërë komplimentet Bayern Munich, që ka fituar titullin e gjashtë radhazi në Bundesliga. Ky ka qenë mesazhi në Twitter i trajnerit italian, i cili e ka nisur këtë sezon në drejtim të bavarezëve para se të zëvendësohej nga Heynckes: “I bëj urimet e mia Bayern-it, lojtarëve, klubit, tifozëve dhe mikut tim Heynckes”.

Ndërkohë, Arjen Robben, ka dashur të paralajmërojë ekipin pas triumfit të radhës në kampionat: “Nga jashtë nuk kishin dyshime se do ta fitonim kampionatin, por duhej ta bënim me të vërtetë. Në Bundesligë nuk mund të arrish asgjë pa punuar. Duhet ta shijojmë këtë moment, por të mbetemi të përqendruar për pjesën tjetër të sezonit”, ka thënë holandezi.

Related posts

MILANI BËN DIFERENCËN/ Mbrojtja më e mirë e vitit 2019, klubi “blindon”…

Delo.autor

PAMJET/ Atmosfera në Tiranë vazhdon e ndizet, tifozët e Feyenoord fillojnë të mblidhen në zonën e…

F.autor

RUSI 2018/ Argjentina zbulon listën paraprake të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment