Futboll La Liga

(VIDEO) Me Leo Messi-n gjithçka bëhet më e lehtë, tripletë Leganes

Lionel Messi ka shënuar dy herë në harkun e pesë minutave, në mesin e pjesës së parë, dhe një gol të tretë, tre minuta para fundit, duke udhëhequr Barcelonën drejt fitores 3-1 ndaj Leganes në “Camp Nou”, që i jep mundësinë katalanasve të shkojnë plus 12 pikë nga Atletico Madrid, që do të luajë nesër derbin kundër Real, kur mbeten edhe shtatë ndeshje nga fundi.

Messi e shënoi golin e parë me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë shembullore nga rreth 20 metra, ndërsa golin e dytë e realizoi në saj të një ndalimi të shkëlqyer të topit që i dha mundësinë të depërtojë në mbrojtje mike. Messi është futbollisti i parë në historinë e La Liga që shënon gjashtë herë me goditje dënimi në harkun e një sezoni.

Leganes ngushtoi diferencën me golin e shënuar nga El Zhar, në minutën e 68-të, por pa arritur të prishë festën e ekipit “blaugrana”, që prek me një dorë titullin kampion, pasi Messi shënoi edhe golin e tretë, tre minuta para fundit, pas pasimit të marrë nga Ousmane Dembele.

Me tre golat e shënuar, Messi kryeson renditjen e golashënuesve në këtë sezon të La Liga me 29 gola, shtatë më shumë se Cristiano Ronaldo dhe shoku i tij i ekipit Luis Suarez.

 

https://streamable.com/x7uky

Related posts

HUMBJA NDAJ CHELSEA/ Guardiola: Nuk jemi këtu për të qenë të pamposhtur, jemi këtu për…

Isa.Autor

VIDEO/ Barcelona i uron mirëseardhjen Coutinhos

Q.Autor

E BUJSHME TEK REAL MADRIDI/ Solari përjashton nga “El Clasico” yllin… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment