Sipas ish-presidentit të klubit, Ramon Calderon beson se ka mundësi më shumë se polaku të shkojë tek “Los Blancos”, pasi Daniel Levi i Tottenham e ka shumë të vështirë të shesë “yjet” e tij.

Padyshim që objektivi i Realit duke parë edhe moshën e lojtarit është Kane, por Levi nuk dorëzohet kollaj. Vështirësia për të biseduar me Tottenham do të bëj që ata të marrin Lewandowski, i cili është gati të largohet nga Bayern dhe prej kohësh dëshiron të bëhet sulmuesi i Real. Jam i sigurt se njëri prej tyre do të transferohet në Bernabeu vitin e ardhshëm,” – tha Calderon.

Lewandowski do të jetë kundërshtar i Realit në ndeshjen e ardhshme në Champions, ndërsa për të marrë Bale do të duhen të paktën 150 milionë euro.