Futboll

Argjentina e feston eliminimin e Lionel Messit nga Liga e Kampionëve

Argjentina i është gëzuar eliminimit të Barcelonës së Lionel Messit nga Liga e Kampionëve mbrëma pas humbjes 3-0 në ndeshjen e kthimit në çerekfinale kundër Romës.
Kjo për shkak se ata duan që ylli i tyre të pushojë më shumë para Kupës së Botës në qershor, transmeton Gazeta Express.

“Eliminimi i Barcelonës është lajm i mirë për Argjentinën, sepse Leo Messi do të shkojë në Kupë të Botës në Rusi me tri ndeshje më pak të luajtura”, shkruan gazeta argjentinase “Ole” në një shkrim me titullin “Lajm i mirë për Kombëtaren”.

“Ole” nuk ishte mediumi i vetëm që iu gëzua eliminimit të Barcelonës.

Enrique Gastanga shkroi në një kolumnë për “Clarin: “Kjo është arsyeje për festë për Jorge Sampaolin. Dhe është logjike: Ekipit kombëtar i nevojitet gjeniu i vet pa Ligën e Kampionëve”.

“Mund të tingëllojë egoizëm, por në mënyrë që ekipi kombëtar të funksionojë, Messi duhet të luajë sa më pak që është e mundur për Barcelonën në mënyrë që të mos rrezikojë të lëndohet para Kupës së Botës”.

Related posts

Nata magjike e Botërorit, presidenti Macron “surprizon” ekipin përfaqësues

Isa.Autor

HERA E KATËRT RADHAZI/ Sulmuesi i Tottenham shpallet lojtari më i mirë i vitit

Delo.autor

“THE BEST”/ Modric dhe Salah arrin në ceremoni, nuk e besojnë që janë të nominuar

Isa.Autor

Leave a Comment