Futboll Seria A

Atalanta-Inter, në Bergamo luhet për Europën

Inter ka përfunduar jashtë katër vendeve të para në kampionat pas humbjes 1-0 të pësuar fundjavën e kaluar në fushën e Torino-s. Mbrëmjen e së shtunës, ata do të kenë një tjetër sfidë të vështirë larg shtëpisë, teksa do të përballen me Atalanta-n në “Atleti Azzurri d’Italia”.
Edhe vendasit janë një nga ekipet që luftojnë për një vend në Europë. Në fakt, ata janë vetëm katër pikë larg një vendi në Europa League dhe do të kërkojnë të ngushtojnë këtë diferencë me një fitore kundër Inter.

Skuadra e Spalletti-t nuk ka një ecuri të mirë në ndeshjet e kampionatit të luajtura në transfertë, siç tregon edhe fitorja e vetme e marrë në 9 ndeshje të kampionatit të luajtura në transfertë. Pavarësisht një fillimi shumë të mirë të sezonit, Icardi me shokë kanë pasur vështirësi në fazën e dytë të kampionatit.

Milanezët, pavarësisht mospjesëmarrjes në kompeticionet europiane, kanë pasur një rënie të ndjeshme të rendimentit. Edhe Atalanta ka pasur disa përballje të vështira në Europë, që kanë ndikuar te pozicioni i tyre në renditjen e Serisë A, i cili është përmirësuar pas eliminimit të tyre nga Europa League.

Problemi kryesor për vendasit është ecuria e keqe ndaj skuadrave që janë sipër tyre në klasifikim. Në fakt, ekipi i Gasperini-t nuk ka mundur asnjë nga 10 skuadrat e para të kampionatit.

Shifra dhe Fakte 
– Inter ka shënuar në të gjitha 19 vizitat e bëra në Bergamo dhe hera e fundit që nuk e ka bërë një gjë të tillë ka qenë në janar të 1992-it.
– Atalanta ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi (2 barazime, 3 humbje).

– Inter nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, hera e fundit që nuk e kanë bërë një gjë të tillë në 3 ndeshje radhazi ka qenë në shkurt të 2012-ës.

– Inter dhe Atalanta janë dy skuadrat e Serisë A që kanë shënuar më shumë gola me kokë në këtë sezon, 12 dhe 10 respektivisht.
– 48% të golave të Inter në këtë sezon janë shënuar nga Mauro Icardi (24 nga 50). Vetëm Niles Pietersen i Freiburg ka një përqindje më të lartë (50%) në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Related posts

INATI I VJETËR/ CONTE nuk heq dorë: Do të hedhë Chelsean në GJYQ për…

Isa.Autor

Polonia një flluskë sapuni, De Biazi mohon kontaktet

Sadik.Autor

Perisic: Shpresoj të bëjmë gjëra të mira, Inter ka nevojë për më shumë…

Sadik.Autor

Leave a Comment