Futboll La Liga Sport

NGA SERGIO RAMOS TEK ZIDANE/ Trajneri Ancelotti premton: Këndoj himnin po fituam Champions-in

Karlo Ançeloti është nga ata trajnerë që vetëm kur e shikon të transmeton qetësi. Pikërisht për këtë qetësi kishte nevojë Reali i Madridit. Ditën e djeshme, mes batutave dhe premtimeve, italiani u prezantua sërish si trajner i madrilenëve. Ai thotë se dëshiron të këndojë himnin në rast fitoreje të një tjetër Championsi, por i tregon derën kapitenit Serxho Ramos.

PËRSHËNDETJA– “Dua të falënderoj Florentino Perezin dhe drejtorin Angel që ma dhanë sërish këtë mundësi. Mendoj se do të bëjmë gjëra pozitive në këtë sfidë dhe këtë eksperiencë. Unë e di çfarë do të thotë të jesh trajner i Realit”. RAMOS- “Ajo që di unë është se Reali i Madridit do të luftojë në të gjitha kompeticionet. Do ta bëjmë këtë me organikën më të mirë të mundshme. Sa për Ramosin, do të flas me klubin dhe kjo do të ndodhë në ditët e ardhshme. As unë nuk e mendoja një Real pa Ançelotin, por ndodhi… Rikthimi im ishte shumë i shpejtë dhe nuk kam folur për detaje të tilla”.

FITORET– “Me lojtarë që kanë kualitet është më e lehtë të fitosh. Individualiteti i lojtarëve të jep armë më të forta, por në futboll është i rëndësishëm ekuilibri dhe kapaciteti për të luajtur bashkë”.

PREMTIME– “Dua të luajmë futboll të bukur, intensit, agresiv dhe të organizuar. Duhet të bëjmë spektakël sepse kjo është historia e Realit”.

SKUADRA- “E njoh mjaft mirë skuadrën, lojtarët e huazuar dhe të rinjtë. Dua që të bëj një analizë me qetësi në ditët e ardhshme. Herën e parë afrova 4 të rinj si Hese, Kasemiro, Morata dhe Karvahal”.

GAZETARËT– “Jeni gjithmonë të njëjtët. Këtu në këtë vend ndryshojnë trajnerët, por jo gazetarët”.

PEREZ- “E kam takuar pak më parë, por folëm shumë pak. Në ditët kur të nisim punën do të kemi takime të shumta”.

NDRYSHIME– “Nuk jam më ai i 6 viteve më parë sepse kam më shumë eksperiencë. Unë u ndjeva shumë mirë te Evertoni, por edhe eksperiencat negative do t’i përdor. Kam një skuadër me futbollistë me eksperiencë si Bejl, Kros, Modriç, Benzema, Ramos, Rodrigo, Vinicius dhe Valverde…”.

KAPITENI– “Serxho Ramos është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe jetësor për të arritur sukseset. Do të flas me të, por nuk i di detajet”.

SULMI– “Benzema duhet të shënojë 50 gola dhe jo 30. Vinicius duhet të shënojë më shumë, të gjithë duhet të shënojnë. Benzema është nëj lojtar i madh dhe është përmirësuar shumë. Kam besim tek të rinjtë. Objektivi është të shënojmë gola, por jo duke blerë sulmues”.

ORGANIKA– “Kjo skuadër arriti në gjysmëfinalet e Champions-it dhe nuk është pak”.

ZIDAN– “Çfarë mund të them për të. Ai fitoi 3 Champions radhazi dhe është diçka e jashtëzakonshme. Luftoi deri në fund dhe të gjithë duhet ta falënderojmë për atë që ka bërë. Por futbolli i tillë është, disa të tjerë vijnë dhe të tjerë ikin. Do të flas me të sepse e kam mik”.

HAZARD– “Nuk e ka shpalosur ende të gjithë potencialin e tij. Mund të jetë viti kur ai do të tregojë vlerat e tij”.

RONALDO- “E vlerësoj shumë Kristianon, por nuk mund të flas për futbollistë që janë në kontratë me ekipet e tjera. Bera shaka me një gazetar kur i thashë se po e ul nivelin duke shënuar 35 gola në vit”.

HIMNI- “E mbaj mend mjaft mirë dhe shpresoj që të rikthehem ta këndoj nëse fitojmë sërish Champions-in”.

Related posts

ZYRTARE/ “Nuk është e lehtë të largohesh nga futbolli”, ish-kampioni i Europës me Milanin “var këpucët në gozhdë”

F.autor

Coutinho shkon te Barça, Liverpool dëmshpërblen tifozët me 60 euro

Q.Autor

Endri Çekiçi nuk ia del, tek Shpresat Krymi i zë vendin ndaj Sllovakisë

Sadik.Autor

Leave a Comment