Europa League Futboll

Atletico fiton derbin Iberik, Leipzig ‘minimal’ ndaj Marseilles

Atletico e Madridit fitoi derbin e Gadishullit Iberik me Sportingun e Lisbonës, me rezultatin 2-20 në takimin e parë të vlefshëm për çerekfinalet e Europa Leagues.

Në ‘Wanda Metropolitana’, skuadra e Simeones gjeti avantazhin që në minutën e parë, me atë të kapitenit Koke, që shënoi pas një asisti të sulmuesit Diego Costa.

Në minutën e 40’ ishte francezi Antoinne Griezmann, që dyfishoi shifrat dhe vulosi rezultatin 2-0, që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të sfidës. Ky rezultat është mjaft i favorshëm për Atleticon e Madridit, që pritet të mos vuajë shumë në Lisbonë, për të siguruar kualifikimin.

Në sfidën mes Leipzigut dhe Marseilles, ishin gjermanët ata që fituan me rezultatin minimal 1-0. Vendimtar ishte goli i shënuar nga Timo Werner në minutë ne fundit të pjesës së parë, ndërsa kjo duket së është e vetmja ndeshje e Europa Leagues, ku kualifikimi do të vendoset në takimin e kthimit.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani mendon për të ardhmen, arrin akordin me sulmuesin Dragaj

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Shikoni gafën e pafalshme të portierit në Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” (VIDEO)

Delo.autor

Pas dy golave në takim, trajneri i Portugalisë lavdëron Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment