Europa League Futboll

(Video) Ramsey dhe Lacazette afrojnë Arsenalin në gjysmëfinale

Arsenali e zgjidhi takimin me CSKA e Moskës për 45 minuta. Dy gola nga Aaron Ramsey dhe Alexandre Lacazette i dhanë fitoren “Topçinjve”, që u ndëshkuan vetëm 1 herë. Anglezët janë larg gjysmëfinales 90 minuta dhe sigurisht që fitorja 4-1 është një ndihmë e madhe për skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger. Rusët rezistuan vetëm 15 minuta, madje me golin e barazimit ngjallën panik në “Emirates Stadium”.

Arsenali u fut në fushë për të shënuar, ndërsa e shikon Ligën e Evropës si trofeun, i cili mund t’u sjellë pak lumturi tifozëve, të cilët e kanë kaluar këtë sezon me shumë stres. Vendasit e nisën me sulm dhe e gjetën golin e parë pas 9 minutash. Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi CSKA e Moskës barazoi pas 6 minutash, me autor Golovin, i cili ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Faulli u shkaktua nga Koscielny. Barazimi tronditi anglezët, të cilët madje mund të kishin pësuar të dytin, nëse Ahmed Musa të ishte treguar më i saktë.

“Topçinjtë” e morën veten dhe në të 23’ realizuan golin e dytë me penallti me autor Lacazette. Schennikov pengoi brenda zonës së rreptësisë Ozil-in dhe arbitri akordoi penallti. Avantazhi qetësoi vendasit, që realizuan edhe dy herë të tjera, me anë të Ramsey-t (28’) dhe sërish Lacazette-n. 4-1, me dygolësha të anglezit dhe francezit. “Topçinjtë” në 45 minutat e para nuk mund të shpresonin një rezultat më të mirë. Lacazette ka shënuar 10 gola në 13 sfidat e fundit të Europa League, me 2 të fundit me fanellën e Arsenalit.

Pjesa e dytë nisi me ritëm më të ulët. Arsenali mendoi për menaxhimin rezultatit, ndërsa rusët e patën të vështirë të rrezikoni. Ozil, Lacazette dhe Ramsey krijuan raste të rrezikshme. Në 10 minutat e fundit, “Topçinjtë” e ulën edhe më ritmin. Lojtarët e CSKA ishin të pafuqishëm për të çarë mbrojtjen e vendasve.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp zbulon arsyen pse zgjodhi Liverpool dhe tregon si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

ITALI-ANGLI/ Gary Lineker i shkruan letër “3 Luanëve”: Keni bashkuar një komb të përçarë

Delo.autor

“LUFTA E SHQIPTARIT KA BURRËRI, NUK MERREMI ME…”/ “Capital Crew” ndez atmosferën para ndeshjes me Crvena Zvezda (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment