Europa League Futboll

Lazio-Salzburg, miqtë janë surpriza e Europës

Salzburg është skuadra surprizë e këtij edicioni të Europa League. Kampionët e Austrisë kanë eliminuar ekipe, si Real Sociead dhe Borussia Dortmund në rrugën drejt çerekfinaleve. Pengesa e radhës do të jetë skuadra e Lazio-s, me italianët që do të jenë favoritë për të marrë një fitore mbrëmjen e së enjtes.

Bardhekaltrit kanë eliminuar Dinamon e Kievit në raundin paraardhës me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Lojtarët e Simone Inzaghi kanë pësuar një rënie të rendimentit në javët e fundit, me Lazio-n që ka dalë nga katër vendet e para në renditjen e kampionatit italian pasi ka marrë vetëm dy pikë në tri ndeshje.

Kjo ecuri negative është shkaktuar kryesisht nga një mbrojtje e pakujdesshme, që në javën e fundit të kampionatit pësoi dy gola kundër Benevento-s së vendit të fundit. fatmirësisht për trajnerin Inzaghi, sulmi bëri detyrën në pjesën e dytë dhe bardhekaltrit arritën të merrnin një fitore të thellë 6-2 në “Olimpico”.

Këto dy skuadra janë ndeshur në fazën me grupe të Europa League nëntë vite më parë. Salzburg i ka fituar të dy ato takime me rezultatin 2-1. Salzburg nuk ka pësuar asnjë humbje në 15 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në Europa League. Lazio, nga ana tjetër, ka shënuar të paktën dy gola në 3 ndeshet e fundit të këtij kompeticioni.

Related posts

Taulant Xhaka drejt La Ligas? Klubi spanjoll në “dashuri” me shqiptarin

Isa.Autor

KOMBËTARJA NË HORIZONT/ Dinamo furnizon Shqipërinë dhe Kosovën

F.autor

I ZHGËNJYER ME DREJTUESIT E KLUBIT/ “Xhevahiri” i Romës drejt largimit nga Italia për tek..

Delo.autor

Leave a Comment