Futboll La Liga Sport

Barcelona gjen trashëgimtarin e Andres Iniesta, do të befasoheni…

Përveç katalanasve, edhe Roma me Lazio kanë shfaqur interes për të nënshkruar në merkaton e verës me 22-vjeçarin, por të dyja skuadrat e Serie A duket se nuk janë të gatshme të paguajnë klauzolën e lirimit të Fabian Ruiz, i cili ka mahnitur në këtë edicion të kampionatit spanjoll.

Si Roma ashtu edhe Lazio, më parë duhet të shesin lojtarë të rëndësishëm për t’i financuar sërish këto në merkato. 22-vjeçari është aktivizuar ne 31 ndeshje deri më tani në këtë sezon në La Liga dhe Copa del Rey duke grumbulluar 2405 minuta, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 6 asiste. Fabian Ruiz është pjesë e kombëtares spanjolle U-21, ndërsa deri më tani është aktivizuar pesë herë dhe ka shënuar dy gola. E ardhmja e tij duket e ndritur, por mesfushori dëshiron një klub ku i garantohet vendi i titullarit dhe tek Barcelona diçka e tillë është e pamundur. Oferta nga Roma dhe Lazio duken tepër joshëse, pasi mund të luajë rregullisht dhe në këtë mënyrë do të mund të shfaqë potencialin e tij.

Related posts

Luante për Malin e Zi/ Portieri i TALENTUAR I Man City i BASHKOHET përfundimisht KOSOVËS

Isa.Autor

SITUATË E VËSHTIRË NË BULLGARI/ Policia pushton zyrat e Federatës së Futbollit, ja shkaku

Delo.autor

PRAPASKANA E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi mund të rikthehet te Barcelona më shpejt se sa pritej

Delo.autor

Leave a Comment