Futboll

“BARCELONA” mund t’i fitojë 2 tituj këtë fundjavë

Me pikën e fituar kundër Celta Vigos të martën mbrëma, Barcelona është edhe një hap më pranë dy titujve të brendshëm, të cilët mund t’i sigurojë deri të dielën.
Titulli i parë, Kupa e Mbretit, është në radhë e para për Barçën, pasi skuadra e Ernesto Valverdes përballet me Sevillën në “Wanda Metropolitano” të shtunën mbrëma në finale të kupës, transmeton Gazeta Express.

Trofeu i La Ligës mund t’i shtohet koleksionit menjëherë nëse rezultatet dalin në të mirë të klubit katalan.

Së pari, Real Madridi duhet të humbë ndaj Athletic Bilbaos të mërkurën mbrëma, pra sonte, për t’u eliminuar nga gara për titull si ekipi i renditur në vendin e tretë në La Liga.

Pas kësaj, Barcelona duhet të shpresojë se Atletico Madridi i humb të dy ndeshjet e radhës, atë kundër Real Sociediadit të mërkurën mbrëma dhe tjetrën kundër Real Betisit të dielën.

Derisa duket shumë e pamundur, gjëra të çuditshme kanë ndodhur në futboll në të kaluarën dhe momenti kur Barça mund ta vulosë emrin e vet në trofe është duke u afruar gjithnjë e më shumë.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Ylli Giroud nuk fshihet mbi të ardhmen: Futbolli ndryshon, por e shoh veten…

Delo.autor

MOMENTE FRIKE PËR CRISTIANO RONALDON/ Mamaja e futbollisti pëson goditje në tru

Delo.autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Luis Enrique “lë nam”, nuk e dinte për kartonin e kuq të kundërshtarit

Delo.autor

Leave a Comment