Futboll

Qindra tifozë të Romës rreshtohen ende pa zbardh mëngjesi për të siguruar biletë për gjysmëfinale

Qindra tifozë të Romës janë rreshtuar para një qendre të shitjes së biletave në kryeqytetin italian ende pa zbardhur mëngjesi mirë, me qëllim që ta sigurojnë një biletë për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Roma i shkon Liverpoolit të mërkurën e ardhshme, më 24 prill, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Express.

Triumfi i Romës pas një rikthimi historik në çerekfinale kundër Barcelonës ua ka ngjallur shpresat dhe rritur dashurinë e padiskutueshme tifozëve romanistë, të cilët nuk kanë pritur për t’u zbardhur në mënyrë që të sigurojnë një biletë për ta përkrahur skuadrën e zemrës në “Anfield”.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi ku ata shihen duke pritur në radhë për bileta.

Liverpool dhe Roma janë takuar pesë herë deri më tani, me anglezët që i kanë fituar dy nga ato ndeshje, barazuar në dy të tjera dhe humbur vetëm një

Related posts

E KONFIRMON PARA GAZETARËVE/ Tomas Tuhel: Armando Broja mund të jetë numri 9 i Çelsit

F.autor

FRIKË PËR JETËN E OLIVER KHAN/ Shoqërohet nga mafiozë, Legjenda e portës rrezikoi të ishte…

Delo.autor

“MBAJ MEND QË…”/ Camavinga dhe zjarri që ndryshoi gjithçka, historia e dhimbshme e yllit të Reali-t

Delo.autor

Leave a Comment