Futboll La Liga Sport

PUBLIKUAN VIDEON DUKE KRYER MARRËDHËNIE NË GRUP/ Rrezikojnë 5 vite burg 2 futbollistët spanjoll…

Dy futbollistë spanjollë rrezikojnë të dënohen me 5 vite burg për filmimin e një video-je intime ku kryenin marrëdhënie seksuale në grup me një grua.

Antonio Luna dhe Serxhi Enrik publikuan videon provokuese në vitin 2016, teksa gruaja e re u lutet të mos e filmojnë dhe ta publikojnë skenën. Pasi u publikua në rrjet, video-ja u përhap në mënyrë virale duke skandalizuar të gjithë futbolldashësit.

Pavarësisht se të dy lojtarët kërkuan ndjesë publike, Prokuroria spanjolle e Gipozkuas nuk pranon të ndërmerret asnjë masë lehtësimi ndaj dy lojtarëve, por në pretencën e saj kërkon që Luna dhe Enrik të dënohen me 5 vite burg. Aktualisht, Luna aktivizohet në kampionatin spanjoll La Liga me Rajo Vajekanon, ndërsa në karrierë ka veshur fanellat e Seviljes, Veronës, Almerias, Aston Vilës, etj.

Related posts

“NUK ËSHTË DJALË I KEQ”/ Leonardo: Neymar është pasuri e PSG-së

Delo.autor

I KA MOHUAR MARTESËN/ Ylli i Tottenham rrëfen “torturat” e babait, ja deklarata e bujshme

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer konfirmon: Ai duhet të dorëzohet dhe të largohet nga…

Delo.autor

Leave a Comment