Futboll Seria A Sport

U ZYRTARIZUA TEK “ZONJA E VJETËR”/ Ja tre misionet e Sarrit për të rigjallëruar Juventusin

Mauricio Sarri ësh të një njeri në mision. I palëvizshëm gjatë pushimeve të tij në Toskanë, në pritje ankthioze të një mesazhi nga avokatët e tij në Londër, po përgatit sezonin më të rëndësishëm të karrierës.

Është “Zonja” që e pret, armikja e vjetër për të cilën ka provuar gjithnjë një tërheqje të thellë: duhet të fitojë besimin e skeptikëve, të sjellë në Torino revolucionin e tij të mendimit dhe kjo është sfida më e vështirë që ka përpara. Me Çelsin, Sarri u konfirmua si një trajner i aftë për të fituar, te Juve duhet të shkojë një hap më tej: Champions-i, jo Liga e Europës është objektivi i të gjithëve.

Në epokën e përplasjes mes “rezultatistëve” dhe “lojtaristëve”, Sarri ka zgjedhur në mënyrë filozofike se në cilën anë të qëndrojë: misioni tani është të ruajë ADNnë e Juventusit, por duke mbjellë farën e lojës së bukur. Cilësi, si një fjalë për t’u mbajtur në kujtesë, por pa rënë në ortodoksi: viti i fundit londinez i ka rikthyer në fakt imazhin e një trajneri mendimtar, besnik ndaj parimeve strikte, por edhe dinak në përshtatjen e skuadrës që ka në dispozicion: të jetë elastik, por edhe fitues, kjo është kërkesa e bardhezinjve.

Mentalitet europian – Përpara tij ishte një zotëri që dukej e kundërta e tij: Alegri ishte më praktik, esencial, por edhe tmerrësisht efikas. Sarri është i ndërgjegjshëm se do të ketë kompleks qoftë edhe vetëm të barazojë rezultatet e kanibalit Alegri, një prej teknikëve më të mirë që ka pasur “Zonja”.

Por përveçse duhet të përjetësojë dominimin në Itali, ishtrajneri i Napolit ka detyrim të fitojë edhe jashtë kufijve: është Europa atje ku luhet misioni i dytë sarrist. Maks u ndal dy herë një hap larg prekjes së qiellit, Mauricio duhet të ngjisë atë shkallë të fundit drejt lavdisë. Sezonet e fundit në Champions kanë treguar se, për t’ia dalë, duhet një lojë proaktive, kurajoze, kurrë e dorëzueshme: nëse ky është mentaliteti i nevojshëm për ta fituar bastin, Sarri ka bërë të kuptohet se e ka.

Vitamina për Dibalën – Një detyrë e tretë ambicioze është të hapë më mirë stofin e cilësisë më të lartë që do të gjejë në rrobaqepësinë e Kontinasas. Sarri do të ketë në duar një armë bërthamore të markës portugeze: Kristiano, si sulmues, do të mbetet qendra e gravitetit të sistemit, edhe brenda arkitekturës së re.

Por trajneri do të ketë detyrë që të rigjallërojë edhe disa lojtarë të dëshpëruar nga një vit negativ. Njëri mbi të gjithë, ka nevojë për një vitaminë tonike: Paulo Dibala ka vuajtur pas ardhjes së CR7, por mund ta rimarrë veten pikërisht falë Sarrit, ai që me lojtarët e talentuar shtatshkurtër ka pasur gjithnjë një lidhje të fortë. Pyesni Mertensin dhe Hazardin për konfirmime.

Related posts

E MBYLLI SI LEGJENDË ME BAYERN/ Holandezi Robben tërhiqet nga futbolli

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Oferta nga klubi turk, mesfushori Asani merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

E FUNDIT/ Tronditet Bayern Munich, lojtari i ekipit të parë testohet pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment