Champions League Futboll

Pallotta: Liverpool do të ketë fundin e Barcelonës

“Short i madh, më pëlqen shumë, mund t’i mposhtim dhe mund të fitojmë,” – kjo ka qenë deklarata e James Pallotta, presidentit entuziast të Roma, në momentin që u vendos se verdhekuqtë do të luajnë kundër Liverpool në gjysmëfinalet e Champions Leauge.

“Për mua, ndeshja kundër Liverpool është si një derbi. Klubin e tyre e ka në pronësi, John Henry, që jeton me mua në Boston. Mund t’ia dalim. Nuk dua të flas për hakmarrje për finalen e vitit 1984 sepse ishte një brez tjetër lojtarësh,” – shtoi Pallotta.

Eshtë e pamundur të mos flitet për Salah: “Do të jetë e bukur të shoh sërish Salah. Më telefonoi pas kualifikim tonë, por ia ktheva me një mesazh, sepse isha në mbledhje dhe nuk mund të flisja. Për 180 minuta do të jemi armiq, por më pas sërish vëllezër. Roma ime nuk ka luajtur kurrë kaq mirë në 5 vitet e presidencës time. Kemi mundur Barcelonën, skuadrën më të fortë të planetit.”

Related posts

KA FITUAR NË FRANCË, ITALI DHE GJERMANI/ Dy klubet e Manchesterit kërkojnë shërbimet e sulmuesit…

Delo.autor

TRIUMFOJNË NDAJ FULHAM/ Kampionët e Anglisë vendosin rekorde dhe dëfrehen në Kupë

Delo.autor

CHELSEA-ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë të hakmerren në “Stamford Bridge” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment