Futboll La Liga

Cristiano apo Griezmann, kush ka më shumë rëndësi për Simeone?

Diego Simeone i ka idetë e qarta për në derbin e Madridit. Atletico e tij duhet që të fitojë. E di se kundër do të ketë Realin, skuadrën që sipas tij ka grupin më të mirë në botë, por ai beson shumë te të tijtë për takimin e ditës së diel në orën 16:15.

I pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp se cilat cilësi bardhekuqtë i kanë më të mira se sa “Galaktikët”, tekniku argjentinas u përgjigj: “Në pikët që ne kemi dhe më pas në ecurinë e rregullt që kemi shfaqur në La Liga. Derbi? Jetën e jeton ashtu si e kërkon. Unë nuk mendoj për gjë tjetër veçse t’i afrohem Barçës.

Derbit janë gjithnjë të mbushura me pasion dhe përjetimi është i njëllojtë te njerëzit. Nuk mendoj se ky derbi do të jetë ndryshe nga të tjerët. As që e imagjinoj në një tjetër mënyrë.”, deklaroi Simeone.

I pyetur se cili është më i rëndësishëm për skuadrën e tij, Cristiano apo Griezmann, tekniku i Atletico-s u përgjigj:

Ata të dy janë thelbësor për çdo ekip. E shikojmë CR7 në golat që shënon, në lojën që bën. Nuk është shumë e vështirë për ta parë. Cristiano është shumë i rëndësishëm për Realin kurse Griezmann për ne. Për golat që realizon si edhe për lojën….”

Simeone u pyet nga gazetarët se si mund t’i bëhet dëm këtij Reali. “Ne do të kërkojmë të luajmë në bazë të punës dhe kolektivit që të bëjmë një ndeshje të mirë. Besoj se Reali ka grupin më të mirë të botës.

Grupi i tyre është i frikshëm, më mirë se PSG, City dhe Barça. Pra ata dallohen te forca që kanë si ekip. Sa ta kemi formacionin e duhur, do të shptesojmë. E kemi të qartë se çfarë rrugëtimi do të ndjekim”.

I pyetur nëse shqetësohet nga ndeshjet e shumta që Atletico-s i duhet të luajë, Simeone thotë se nuk ka justifikime dhe se ai në fushë në derbi do të hedhë më të mirët

“Nuk ka justifikime për të pushuar edhe pse luajmë shumë. Nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk do ta bëjmë tani”.

Related posts

Lista e Kombëtares Shpresa, ja futbollistët e grumbulluar nga Alban Bushi

Q.Autor

3 SFIDAT E SHTATORIT PËR “QATAR 2022″/ Balliu thyen heshtjen: Ja pse nuk jam grumbulluar me Kombëtaren

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja: MESFUSHORI SPANJOLL vihet nën urdhrat e GATTUSOS

Isa.Autor

Leave a Comment