Futboll Seria A Sport

Luciano Spalletti: Inter u dorëzua në fund

Luciano Spalletti i ka bërë thirrje Inter-it të tij të tregoj karakter dhe kurajë pasi pranoi se skuadra e tij u dorëzua në fund të fitores 2-1 ndaj Chievos.

Golat e Icardi dhe Perisic i kanë dhënë Inter-it avantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë por në fund të ndeshjes një mungesë përqendrimi bëri që Chievo të shënojë me Stepinksi dhe të rrezikojë të përmbysë gjithçka në kohën shtesë.

Spalletti ka përgëzuar skuadrën e tij për momentet e mira ku mori edhe avantazhin, por tha se është zhgënjyer me fazën finale të ndeshjes. “Është skuadra ajo që ka rëndësi,” shprehet trajneri italian për Premium Sport.

“Kompletimi i ndeshjes diferencën dhe nuk është rastësi që u dorëzuam në minutat e fundit, hasëm shumë vështirësi.

“Inter luajti një ndeshje të madhe, duke menaxhuar mirë topin. Brozovic bëri një tjetër paraqitje të madhe. Të gjitha ndeshjet janë të vështira.

“Djemtë e dinë se janë në një pozicion për të kapur një vend mes katër më të mirëve, por gjithashtu e dinë se duhet të tregojnë karakter, kurajë dhe përgjegjësi për të luajtur.

“Mentaliteti duhet të jetë i njëjtë, pavarësisht nga kundërshtari. Duhet të mundohemi t’i fitojmë të gjitha deri në fund.”

Related posts

SERIE A/ U dëmtua ndaj Napolit, Chiellini humbet derbin e Italisë

Sadik.Autor

U TRANSFERUA TE RANGERS/ Bajrami: Lëvizje e duhur, klub që ka fituar shumë trofe

F.autor

FOTOLAJM/ Si duket “CAMP NOU” gjatë ndeshjes me LYON. Ja sa tifozë ishin në stadium (SHIFRA)

F.autor

Leave a Comment