Bundesliga Futboll

Bayern zyrtarizon trajnerin e ri, përçahen tifozët

Bayern Muncih ka zyrtarizuar lajmin se Niko Kovac do të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë pas fundit të këtij sezoni. Kovac është aktualisht në drejtim të Eintracht Frankfurt dhe do të marrë vendin e Jupp Heynckes, kur ky i fundit të japë dorëheqjen në fund të sezonit.

Heynckes, i cili u tërhoq në 2013-ën, mori drejtimin e Bayern në tetorin e 2017-ës pasi skuadra pati një fillim të keq të sezonit nën drejtimin e Carlo Ancelotti-tt.

Gjermani ka udhëhequr Bayern-in drejt titullit të gjashtë radhazi në kampionat, por kjo nuk do ta bëjë të ndryshojë mendje në lidhje me të ardhmen. Për këtë arsye, drejtuesi bavarezë kanë vendosur të zyrtarizojnë pasardhësin e tij.

Në një komunikatë të publikuar të premten, drejtori sportiv Hasan Salihamidzic ka konfirmuar se “Niko Kovac do të jetë trajneri i ri duke filluar nga 1 korriku 2018. Kemi rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare ditën e djeshme”.

Kovac, i cili ka kaluar dy vite te Bayern si lojtar, është një trajner premtues. Që nga momenti që kroati ka marrë drejtimin e Frankfurt-it në marsin e 2016-ës, vetëm Bayern (47) ka pësuar më pak gola në Bundesliga se Frankfurti (88).

Eintracht mban aktualisht vendin e pestë në kampionat, dy pikë larg Bayer Leverkusen, skuadra me të cilën do të përballen këtë fundjavë, dhe, në rast fitore, mund të ngjitet në të katërtin, që siguron kualifikimin në fazën me grupe të Champions League.

Gjithsesi, ky emërim ka përçarë tifozët e Bayern. Disa janë shprehur të kënaqur për faktin që një ish-lojtar do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa të tjerë janë skeptikë dhe mendojnë se klubi ka gabuar. Koha do të tregojë se kush ka të drejtë.

Related posts

“FATI NA KA PENALIZUAR PËR EUROPËN”/ Trajneri Shehi: Ja e vërteta për të ardhmen time

Delo.autor

SERIE A/ Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardit (VIDEO)

Sadik.Autor

JUVENTUS TRIUMFOI NË COPPA ITALIA/ Shikoni momentin emocionues kur Bufon ngre lartë trofeun (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment