Futboll Seria A Sport

9 TROFE NË 10 SEZONET E FUNDIT/ “Mbreti” i titujve, mesfushori Vidal nuk ka festuar vetëm në vitin…

Interi u konfirmua kampion i Italisë të dielën falë ndalesës së Atalantës me Sasuolon, duke i dhënë fund dominimit të Juventusit, i cili e kishte shndërruar titullin në një diktaturë në 9 sezonet e fundit të Serisë A. Mes zikaltërve feston edhe Arturo Vidali, i cili përveç këtij titulli ka fituar edhe 4 me fanellën e Juventusit në vitet 2012-2015, 3 me Bajernin e Mynihut dhe 1 me Barcelonën në 2019-‘20.

I vetmi sezon që luftëtari kilian nuk ka fituar titullin është ai 2010-‘11. Në 10 sezonet e fundit, ai është shpallur 9 herë kampion, por ajo që i bën këto shifra mbresëlënëse, është se e ka bërë këtë me katër fanella të ndryshme. Përveç sukseseve në kampionatin vendës, mesfushori ka ngritur edhe Kupën e Italisë në 2015, Superkupën e Italisë në 2012 dhe 2013; Kupën e Gjermanisë në 2016, Superkupën e Gjermanisë në 2016 dhe 2017;

Superkupën e Spanjës në 2018 dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e tij në vitin 2015 dhe 2016. Këtë sezon, 33-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje për skuadrën e Kontes në Serinë A, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë edhe dy asiste.

Ai i humbi tetë ndeshjet e fundit si pasojë e një dëmtimi, por gjatë sezonit diti të jetë gjithnjë një alternativë për trajnerin Konte duke ardhur nga stoli. Pasi doli nga Çolo Çolo dhe një periudhe te Leverkuseni, Vidal u transferua në Torino në vitin 2011, atje ku me fanellën bardhezi nisi këtë rekord special, të cilin pa dyshim që do t’ia kenë zili edhe shumë kampionë të tjerë të këtij sporti.

Related posts

MILAN E NIS DERBIN ME REKORD TË ARDHURASH/ Ja sa tifozë do jenë në “San Siro”

bora.autor

Befason afrimi i ri i Napolit: Më bindi RONALDO për të kaluar në Serie A

Isa.Autor

Formacioni i futbollistëve pa ekip: Edhe dy kampionë nga Championsi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment