Futboll UEFA

Borxhet, UEFA zhyt Tiranën, por klubi i drejtohet CAS-it

Tirana është njohur me vendimin e marrë nga UEFA për shumën e 215 mijë eurove, para të cilat bardheblutë prisnin që prej muajit nëntor të vitit të shkuar që të shpërbleheshin për pjesëmarrjen në Europa League.

Por, kur po i afrohemi fundit të këtij sezoni futbollistik dhe do të nisin përgatitjet për edicionin e ardhshëm, Tiranës i është komunikuar një lajm jo fort i këndshëm në lidhje me shumën 215 mijë euro, para që aktualisht i janë mohuar Tiranës po nga vetë UEFA për shkak të borxheve të pashlyera që ky klub i ka palëve të treta.

Duke e cilësuar këtë akt si parregullsi në licencimin e klubit për pjesëmarrjen në Europa League dhe për përfitimin e bonusit nga ky tur, UEFA u tërhoq dhe tashmë i ka mbetur klubit bardheblu që të ankimojë për të fituar të drejtën.

Drejtuesit e skuadrës bardheblu, të cilët kanë pohuar se nuk ka asnjë parregullsi në licencim dhe se klubi ka kryer të gjitha pagesat ndaj palëve të treta në kohë reale duke shmangur sanksionet e UEFA-s. Në këtë mënyrë, bardheblutë kanë vendosur që të ankimojnë në shkallën më të lartë të gjykimit, CAS, për të fituar të drejtën për shumën 215 mijë euro që aktualisht nuk i kanë në llogari, madje iu janë mohuar.

Më parë në CAS pati ankimuar FSHF-ja për ndeshjen Serbi – Shqipëri, ku mori të gjitha të drejtat që i takonte për atë që ndodhi në Beograd në tetorin e vitit 2014. Gjithashtu, jo më larg se mëngjesin e sotëm Skënderbeu rifitoi titullin e pezulluar të sezonit 2015-16. Tashmë, sytë janë sërish nga CAS-i, këtë herë Tiranë pret përgjigje.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Presidenti i Bayern e akuzoi se luante si M…, vjen reagimi i futbollistit 

Isa.Autor

U “ZHDUK” PËR 40 MINUTA NË MESNATË/ Çfarë ndodhi me Messin? Instagrami nis hetimet

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Levandovski mund të firmosë me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment