Futboll Sport

Befason Behari: Humbëm ndeshjen, por jo shanset për Evropën

Flamurtari regjistroi një humbje në Gjirokastër, që e largon edhe më shumë nga objektivi Evropë. Tani diferenca me Luftëtarin e vendit të tretë është shtatë pikë dhe duket se edhe ky sezon do të konsiderohet i dështuar nga kuqezinjtë, pasi dalin duarbosh. Trajneri Ardi Behari, thotë se skuadra e tij nuk bëri një paraqitje të keqe, ndonëse në fund doli me 0 pikë.

“Nuk e di ku e keni parë ngërçin. Ato janë episode dhe skuadra ime nuk ka ngërç. Janë ndeshje që humben me episode, dhe nuk ka problem. Për mua ka rëndësi që skuadra reagoi dhe erdhi duke u rritur në lojë. Duhet parë finalizimi i aksioneve, por me kohën do i rregullojmë”, tha Behari.

Evropa – “Deri sa ka mundësi matematikore, kurrë nuk duhet të themi kurrë. Është një nga objektivat tona, dhe do e provojmë”.

Mungesa e përqendrimit – “Kur përgatitet ndeshja nga e hëna, sigurisht që kërkohet përqendrim që në fillim, por janë gjëra që ndodhin. Nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Deliaj sërish në formacion. A është gati ai? –  “Unë jo vetëm që i kam besuar atij, por do i besoj edhe të tjerëve, kam shumë djem të rinj. Sot nuk ka pse të flasim për emra të perveçëm, ne flasim si skuadër, nuk i vë gishtin askujt për humbjen, nga portieri deri tek maja e sulmit”.

Related posts

“IT’S COMING HOME”/ Koreografia spektakolare pushton qiellin e Londrës. Shikoni çfarë bëjnë anglezët para finales (VIDEO)

Delo.autor

Bukë me vete/ Zbuloni ushqimet që do marrin në çanta futbollistët e Real Madridit

Sadik.Autor

ÇFARË RREZIKU/ SALAH ka vendosur një bast, në “tryezë” është EGJIPTI

Isa.Autor

Leave a Comment