Futboll Sport

Lika: Abazaj të çudit, do shkojë shumë lart

Luftëtari mori tri pikë në shtëpi, duke treguar edhe njëherë që është rivali kryesor për të dalë në Europë. Madje, me këtë fitore, bluzinjtë shkëputen minimalisht 4 pikë nga Partizani, skuadra më e afërt që e ndjek në tabelën e renditjes.

Trajneri Hasan Lika pas takimit, të cilin e fitoi falë dy golave të Abazajt në pjesën e parë, pas ndeshjes theksoi se këto tri pikë vijnë falë punës së bërë në ekip. Ndërkohë që ndeshja e radhës nuk do të jetë e lehtë për ekipin gjirokastrite, pasi do të kenë përballë Kamzën në transfertë, skuadër që do pikë për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.

Fitorja – “Kemi entuziazëm sipas lojërave dhe rezultateve. Kemi ardhur në momentin që të luftojmë për Kupat e Evropës. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë rrugë. Kemi ndeshje të vështira dhe shpresojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë”.

Goli i dytë – “Ne ishim përgatitur për një skemë tjetër, por Abazaj të çudit me këto gola dhe ishte i pabesueshme me atë gol. Ka cilësi të mira, përveç Bregut po stërvitet dhe Abazaj me goditjet standarde. I shtohet repertorit të shënimit të golave me goditje standarde”.

Loja – “Rezultati mund të shkonte dhe më thellë si pasojë e lojës dhe rasteve që kishim. E kapëm disa herë kundërshtarit me kundërsulm. I dhamë pak hapësira kundërshtarit dhe e dinim se kemi lojtarë që luajnë në hapësira. Skuadra kërkoi me ngulm të fitonte. Morëm një fitore të vuajtur, pasi kundërshtari zhvilloi një ndeshje të mirë. Nuk e mbyllëm ndeshjen me gol të 3-të dhe rrezikuam”.

Vendi i dytë – “Vendin e dytë po na e fusni ju ndërmend. Ne kemi luftuar për t’iu larguar rënies nga Kategoria dhe tashmë jemi afruar për zonën e Evropës. Objektivi ynë është të marrim pjesë në Evropë. Vendi i dytë? Jo i pamundur, por i vështirë më duket me Kukësin. Duhet të marrim të gjitha ndeshjet një nga një”.

Goditjet me kokë – “Kur një skuadër ka të fortë lojën e ajrit ke vështirësi, pasi Flamurtari ka më shumë shtatlartësi. Gabimi ynë është që mos i lejonim të kromonin. Sulmuesit nuk duhet të kishin lejuar kundërshtarët e tyre të kromonin. Ne duhej të kishim shënuar golin e tretë”.

Aventura juaj më e mirë – “Pjesë e një ecurie pozitive së bashku me drejtuesit dhe lojtarët. Nuk mund të them më e mira”.

Mbështetja e tifozëve – “Këta janë tifozët e rinj të Gjirokastrës. Ne nuk na ka munguar përkrahja e tifozerisë. I kemi pasur pranë. Ky është fenomen që ndodh, por në ndeshjen e sotme, tifozët tanë na kanë përkrahur. Gjej rastin që ti falënderoj”.

Related posts

MESFUSHORI I ANGLISË I HABIT TË GJITHË/ As shënoi dhe as asistoi, por e feston golin e Sterling duke… (VIDEO)

Delo.autor

Ish-ylli i Chelseas po transferohet në Premier Liga, ja ku pritet të luajë

Q.Autor

RONALDO NË GJURMËT E “KËPUCËS SË ARTË”/ 6 ndeshje në dispozicion për të arritur Levandovskin

Delo.autor

Leave a Comment