Futboll Sport

Begeja: Ndeshja ndaj Kamzës është e rëndësishme, jo përcaktuese

Teuta-Kamza është një finale mbijetese për të dyja skuadrat. Fakti se do të luhet në “Niko Dovana”, përbën njëlloj favori për durrsakët, të cilët nuk kanë rrugë tjetër, veç fitores, nëse duan të mbesin në elitë. Trajneri i “djemve të detit”, Gentian Begeja, duke folur në prag të sfidës së javës së 31-të të Superiores, ka nënvizuar për “Supersport”:

“Vijmë nga humbja në Vlorë, një ndeshje për t’u harruar. U ndëshkuam me tre gola, që ia falëm vetë kundërshtarit, por ndikuan edhe mungesat e rëndësishme. Do të shohim përpara, të vazhdojmë punën dhe nuk të mos e mbajmë mendjen te sfida me Flamurtarin.

Me rikthimin e tre lojtarëve që na munguan në Vlorë, Hrkaç, Gjeorgjevski dhe Hila, ekipi kthehet në identitet, sepse janë lojtarë të formacionit. Jemi të plotë, djemtë po stërviten mirë, e kanë vlerësuar në makskimum ndeshjen me Kamzën. Përveç fitores, nuk kemi rrugë tjetër.

Kjo e radhës në kampionat është një ndeshje e rëndësishme, jo përcaktuese. Janë edhe gjashtë javë për t’u luajtur, të gjitha ndeshjet e mbetura konsiderohen finale. Duhet të marrim maksimumin në çdo ballafaqim. Jemi të dënuar t’i marrim tri pikët, por është ende shpejt për të bërë llogaritë.

Kamza dhe Vllaznia janë aty, pikët maksimale do të na ndihmonin që në fund të evitojmë rënien nga kategioria. Ndeshja me Kamzën ka tjetër natyrë, nuk është njësoj si me Vllazninë. Kamza ka skuadër shumë të mire, me elementë cilësorë, ndaj duhet vlerësuar maksimalisht”.

Related posts

U FUT NË FUSHË SI ZËVENDËSUES/ Sulmuesi i vendasve ndëshkon Kukësin, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“NUK KAM PARË KURRË SI AI”/ Klopp për mesfushorin Shaqiri: Ka muskuj të pabesueshëm!

Delo.autor

SHKËLQEN ME DOPIETË/ I sjell fat Legias në debutim, talenti Muçi e nis me këmbën e mbarë aventurën polake

Delo.autor

Leave a Comment