Futboll Sport

Lushnja “ilaçi” më i mirë për Partizanin për t’u rikthyer te fitorja

Përballja me Lushnjën vjen në momentin e duhur për Partizanin. Demat kanë rregjistruar dy disfata radhazi në kampionat duke pësuar 5 gola pa shënuar asnjë dhe do të kërkojnë t’i rikthehen ritmit të fitoreve në sfidën kudnër verdhjeshilëve në “Roza Haxhiu”. Trajneri Klevis Dalipi do të ketë dy mungesa në këtë sfidë. Lucas Cardoso do të qëndrojë për 6 muaj jashtë fushës pas dëmtimit në gju të pësuar në takimin me Skënderbeun, ndërkohë që Gerhard Progni është i pezulluar, ndërkaq në dyshim është Lorenc Trashi. Tekniku elbasanas do të ketë në dispozicion Abrnor Fejzullahin i cili  mungon që nga muaji tetor për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi pritet të aktivizohet disa minuta, ndërkohë që në fazën ofensive me shumë mundësi do të jenë Asani, Bardhi e Abdurrahimi në mbështetje të Edgar Canit. Në anën tjetër ka probleme pa fund tek Lushnja. Trajneri Gjyla do të duhet të bëjë sërish pa Cankën, Celën e Bufasin dhe si të mos mjaftonte gjatë kësaj jave ka humbur edhe shërbimet e Ruços e Branicës. Lagunarët vijnë në këtë sfidë me një seri negatiove prej 12 disfatash rradhazi dhe matematikisht të larguar nga Kategoria Superiore.

Tekniku Ilir Gjyla pritet ti dhurojë sërish hapësira lojtarëve që vijnë nga sistemet zinxhir për të promovuar sa më shumë talentë vëndas dhe për të evidentuar futbolistë që mund t’i shërbejnë në sezonin e  ardhshëm. Në 3 sfidat e zhvilluara këtë sezon një takim ka përfunduar në barazim ndërsa dy ndeshjet e tjera janë fituar me rezultat të thellë nga të kuqtë, madje dueli i fundit në “Selman Stërmasi” u mbyll me shifrat tenistike 6-0. Pavarësisht se në futboll gjithcka është e mundur, nuk pritet që Partizani të ketë vështirësi për t’u rikthyer tek fitorja, c’ka do të ishte shumë e rëndësishme në kuadër të luftës për Europë duke parë edhe sfidën mes Luftëtarit e Flamurtarit.

Related posts

THEU RREGULLAT E KLUBIT/ “I penduari” Trashi, paqe me trajnerin Skënder Gega (VIDEO)

Isa.Autor

OFENDOI RONALDON për çështjen e përdhunimit, SHKARKOHET drejtori TV shtetëror në…

Isa.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Real Madrid hoqi dorë nga Hakimi! Marokeni i tretë në historinë e Interit

Delo.autor

Leave a Comment