Futboll Sport

Begeja nuk e diskuton fitoren ndaj Kamzës, ndërsa ka një kërkesë të veçantë

“Është një ndeshje specifike, por jo vendimtare për ecurinë në kampionat. Është një kundërshtar direkt dhe një fitore do të na afrohet edhe më shumë me objektivin, pasi diferenca do të shkonte në një pikë. Pres një ndeshje të vështirë sepse Kamza ka një ekip të mirë, me elementë cilësor. Gjithsesi ne nuk kemi rrugë tjetër përveç fitores sepse ndryshe rrezikojmë shumë”, tha fillimisht Begeja.

Gjendja e skuadrës – “Jemi të kënaqur me paraqitjet që ka bërë skuadra, si në seancat stërvitore ashtu edhe në ndeshje. Kemi marrë pikë dhe kemi bërë ndeshje mjaft të mira, përveç pjesës së parë në Vlorë. Pra këto rezultate dhe kjo ecuri na japin shpresë për të arritur objektivin që kemi”.

Ekipi më i rrezikuar – “Në rast suksesi ndaj Kamzës, edhe ata do të ishin shumë të rrezikuar. Megjithatë ne nuk shohim ndeshjet e kundërshtarit, por punën tonë. Ne duhet të japim më të mirën në fushë dhe t’i marrim ndeshjet me radhë, pak rëndësi ka se çfarë bën kundërshtari. Nëse ata gabojnë sigurisht që bëhet më e lehtë për ne, por e theksoj se ne duhet të shohim punë tonë, pasi bilancet bëhen në fund.

Tifozët – “Sigurisht që tifozët janë një ndihmë shume madhe për skuadrën. Ju bëj thirrje të jenë sa më të shumtë në stadium, pasi skuadra ka nevojë për ta. Skuadra ka marrë rezultate pozitive në javët e fundit, përveç ndeshjes me Flamurtarin ku nuk ishim aty ku duhet, ndaj tifozët duhet të jenë prezentë ndaj Kamzës. Ata kanë të drejtë sepse duan një ekip më kompetitiv, por në këtë moment duhet të mbështesin skuadrën nga shkallët e stadiumit”.

Related posts

Tirana-Kastrioti, sot në Elbasan luhet finalja e titullit të Kategorisë së Parë

Sadik.Autor

Premier League, revolucion për trajnerët në pankinë

Sadik.Autor

PARA NDESHDJES NDAJ ROMËS/ Klubi “Kuqezi” konfirmon 5 raste me koronavirus, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment