Futboll Seria A Sport

KUNDËR ORARIT TË DERBIT NDAJ TORINOS/ Sarri: Zgjedhje e gabuar! Buffon? Dhuron magji në stërvitje

Trajneri i Juventusit, Maurizo Sarri, foli para ndeshjes derbi kundër Torinos nga konferenca për shtyp. Numri një i stolit doli kundër orarit të sfidës që do të luhet në orën 17:15. Ai thekson se skuadra e tij do të përpiqet ta kalojë me sukses këtë takim për të mos i dhënë asnjë mundësi Lazios dhe Interit që të afrohen.

“Mendja jonë duhet të fokusohet te përmirësimi. E kemi të qartë që do të përballemi me një skuadër të motivuar, kështu që duhet të tregohemi të aftë për të pasur të njëjtin motivim që kanë rivalët. Duhet të jemi gjithmonë të qartë dhe të saktë në këto momente. Është e gabuar të luajmë në atë orar, por si trajneri i Juventusit them që duhet ta fitojmë këtë përballje”, – tha Sarri.

Numri një i stolit foli dhe për dy veteranët Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon. “Chiellini po stërvitet më përgatitësit atletikë, me siguri jemi në fund të periudhës së rikuperimit të tij. Do e kemi në dispozicion shumë shpejt, ndoshta që në ndeshjen e radhës pas derbit.

“Buffon? Gigi ka luajtur 15 ndeshje dhe vazhdon të jetë një portier jashtëzakonisht i fortë. E kam parë të bëjë në stërvitje gjëra të paimagjinueshme për moshën që ka. Është shumë i rëndësishëm për ne, si portier dhe si njeri“, – tha Sarri.

Related posts

Kriza te Flamurtari, Duro merr masën e papritur para Lushnjes

Sadik.Autor

PO SHIJON PUSHIMET/ Hidhet “Fluturimi” nga anija në det, Ibra dhuron “show” kudo (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi Vinicius dyfishon shfirat për Tottenham, Dele Alli hesht Mourinhon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment