Futboll Sport

Begeja: Nuk fitohet me lojtarë pa personalitet…

Trajneri Gentian Begeja shfaqi hapur zhgënjimin e tij për barazimin me Kamzën, teksa Teuta ishte në avantazh të dy golave dhe nuk e administroi dot rezultatin. Në përfundim të takimit 44-vjeçari theksoi se disa lojtarë nuk kishin personalitetin e duhur.

“Të vjen keq sepse skuadra e çon rezultatin 2-0, pastaj lejon kundërshtarin të luaj futboll, duke ditur që Kamza ka lojtarë me cilësi të mira. Lojtarët duhet të marrin më tepër përgjegjësi. Ne kemi punuar në aspektin psikologjik, por shikoj lojtarë pa personalitet në fushë. Bëhemi shumë skuadrër e vogël. Ndeshje e çuditshme. Skuadra nuk dha atë që prisja”.

Sa keq iu vjen që ka fituar Vllaznia?

Unë e kam thënë më përpara që ne do shikojmë punën tonë. Ne kishim hyrë në fushë për të marrë 3 pikët. Ishte objektivi i vetëm që na jepte siguri. Këto 2 pikë mendoj që mund të na penalizoi. Do luftojmë deri në fund, nuk kemi çfarë bëjmë, skuadra do gjejë forcë për të reaguar.

Kush duhet të marrë përgjegjësi në ekip?

Përgjegjësia është e imja. Unë jam trajneri i skuadrës. Shkuam 2-0 dhe nuk arritëm të menaxhonim dot lojën. Në qoftë se javën e kaluar jemi ankuar për Latif. Ka lojtarë që 2 javë luajnë mirë 2 javë keq. Po të shikoni pësojmë gola mëse naivë. Si një javë më parë në Vlorë. Unë mendoj që lojtarët që janë titullarë duhet të marrin më tepër përgjegjësi.

Dëmtimi i Hrkaç – “Hrkaç është shtylla e mbrojtes tonë. Dihen cilësitë e tij. Nuk ishte problemi i Hrkaç. U treguam skuadrër e vogël përball Kamzës. Në tërësi kemi vujatuar në mesfushë”.

Related posts

DERBI BARAZIM NË “PAQE”/ Getafe i merr 1 pikë “Los Blancos” dhe rikthehen në zonën Champions

Delo.autor

Argjentina ka “frikë”, anulohet ndeshja

Sadik.Autor

“TOPÇINJTË” NË SULM PËR KROATIN/ Interi refuzon shkëmbimin Ozil-Perisic, kërkon vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment