Futboll Sport

Ahmataj: Në fillim ishim gati të firmosnim për barazim, por…

Trajneri Julian Ahmataj thotë se Kamza meritonte më shumë se barazimi kundër Teutës, ndonëse theksoi se në fillim të ndeshjes do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

“Ishim të kënaqur me barazimin, por siç shkoi ndeshja edhe mund të kishim humbur. Më pas ne u zhbllokuam dhe kemi luajtur gjatë gjithë ndeshjes në sulm. Më vjen keq që barazuan, pasi ishim në avantazh dhe pësuam vetëm në sekondat e fundit. Gjithsesi pika nuk është keq, ndonëse ne kishim mundësinë për të marrë fitoren”, tha fillimisht Ahmataj.

Zguro – “Ishte në vështirësi, pasi Çyrbja është një lojtar shumë i shpëjtë, duhet shumë punë që të eci përpara. Gjithsesi e theksoi se bëri një ndeshje shumë të mirë duke pas parasysh kundërshtarin që kishte përballë”.

Gabimet – “Në futboll gabonjnë të gjithë, e rëndësishme është që të kemi gabime të vogla dhe të mos ndikojnë te rezultati. Besoj se bëmë një ndeshje të mirë”.

Loja sulmuese – “Ekulibrat duhet të ekzitojnë në fushë, por filozofia ime është të sulmoj. Unë kur kam qenë mbrojtës gjithmonë kam dashur të shënoj dhe këtë metodë pune kam. Sa i përket protestave, kjo gjë nuk më takon mua. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për aspektin teknik dhe lojtarvë i kam thënë të mos merren me vendimet e arbitrit”.

Related posts

Alvesh: Do të doja shumë të shënoja dhe golin e dytë, është meritë e Dajës që…

Isa.Autor

FOTO/ Barcelona-Sevilla, përcaktohet stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Mbretit

Q.Autor

Largohet nga Inter, zgjidhet lojtari i ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment